mbeturr1 560x374 - Nis largimi i deponive të mbeturinave në Ferizaj

Ky projekt po realizohet për të mundësuar mjedise të pastra
Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë e Komunës së Ferizajt ka nisur implementimin e projektit të eliminimit të deponive të mbeturinave të ngurta në gjithë territorin e kësaj komune.

Aksioni ka filluar nga fshati Dardani dhe do të vazhdojë në zona tjera në fshatrat dhe qytetin e Ferizajt.

Në inspektim nga afër të këtij aksioni morën pjesë edhe nënkryetari i Komunës, Naim Ferati dhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili dhe zyrtarë nga kompani publike.

Ky projekt po realizohet për të mundësuar mjedise të pastra, mirëmbajtje të zonave përskaj rrugëve lokale si dhe shmangie të rreziqeve që mund të shkaktojnë këto mbeturina të ngurta për aksidente dhe përmbytje.

Ekipet e kompanive publike të angazhuara në këtë aksion janë në terren vazhdimisht në evidentimin e zonave ku gjenden këto deponi, dhe largimin e tyre.

Autoritetet lokale apelojnë tek qytetarët që të mos hedhin mbeturinat në hapësira publike , si dhe të denoncojnë rastet ku hasin në ndotjen e mjedisit, përkatësisht hedhjen e mbeturinave në mbrojtje të mjediseve të përbashkëta.

Ndryshe, aksioni po zhvillohet në kuadër të politikave mjedisore lokale që paraqesin zotimin e kryetarit të Komunës, Agim Aliu për mbrojtjen e mjedisit.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.