Plazhi Sh ngjinit1 560x416 - Një 34-vjeçar nga Ferizaj ndërroi jetë në det, në Shqipëri

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në bregdetin e Lezhës, ku është mbytur një 34-vjeçar, transmeton Panorama.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 17:00, ku 34-vjeçari, nga Ferizaj i Kosovës, po notonte tek Rana e Hedhun, ndërsa që ka qenë një gropë në det ajo që i ka marrë jetën.

Bashkë me të ka qenë dhe një shok i 34-vjeçarit, i cili është munduar ta shpëtojë, ndërsa ngjarja është parë nga bregu edhe nga vëllai i viktimës.

I riu u transportua në Spitalin Rajonal të Lezhë pa shenja jete.