nje dite pas publikimit albumi phoenix i rita ores arrin majat ne top listat boterore - Një ditë pas publikimit, albumi “Phoenix” i Rita Orës arrin majat në top listat botërore

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka publikuar dje (premte) për të gjithë adhuruesit e saj, albumin më të ri, “Phoenix”.

Ky album, i cili vjen pas gjashtë vitesh pritje për fansat e saj, ka bërë që menjëherë pas lansimit të tregojë interes të madh te fansat e këngëtares.

Aktualisht, “Phoenix” renditet i pari në listën e albumeve më të kërkuar në botë, në aplikacionin iTunes.

Këtë lajm e ka bërë të ditur edhe vet këngëtarja shqiptare, përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.

Lexo po ashtu:

Ajo ka publikuar listën e plotë të albumeve më të kërkuara të momentit në iTunes, e cila kryesohet nga albumi i saj.

“Numër një në listën e albumeve botërore në iTunes. Faleminderit”, janë fjalët e Ritës përbri kësaj fotoje.

“Phoenix” ka gjithsej në total 16 këngë, disa prej të cilave tashmë janë hite, ndërsa po ashtu ka edhe shumë këngë tjera të reja. /Telegrafi/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.