Salih Abdullahu, Ahmet Ahmeti, M.Sopi dhe Gjon Bekaj
Ahmet Ahmeti – Lubishta, njeriu që nuk kurseu askurrv veten e as kafshatën e gojës për bamirvsi, kombe e atdhe, për lirinë e Kosovës dhe bashkimin e trojeve shqiptare.
Kisha nderin dhe kënaqësinë të jam musafir në Lubishtë (Lubishtë të Vitisë), të jam në shtëpinë e tij, po si në shtëpinë time, dhe gjatë gjithë kohës sa kolova me te dhe familjiarët e tij të përzemërt (bashkëshortja e mbesa e tij)dhe mikëpritës, të jam në zemrat e shpirtërat e tyre.
Ishte kënaqësi e veçant që kalova me njeriun humanist, patriot, atdhetar të flakët, veprimtar të shquar të LDK –së që nga themelimi i saj, në përgjithësi veprimtar i çështjes së Kosovës dhe mbarë trojeve shqiptare – shqiptarisë, njeri i odave të kuvendeve tona që nga fëmijëria, pra kuvendeve të Anamoravës (Karadakut legjendar), njeri rapsod, i afërt, bujarë, shakagji…një mërgimtarë shembull për të tjerët, njeri i besës, faljes dhe pajtimeve, punëtorë i palodhshë në çdo lëmi e aspekt… pra, ky është z. Ahmet Ahmeti – Lubishta, të cilin rrethi jonë i Anamoravës, Karadakut, e më gjerë si dhe diaspora e njeh, çmon dhe respekton duke u takuar me mirësinë, bujarinë, zemërgjerësinë e dashurinë e këtij burri të madh, këtij rapsodi (sharkisti e këngëtari) shembullor karadakli…
Unë shfrytëzova mirësinë e tij, shfrtëzova rastin, edhe pse ishte i zanun me punë rreth shtëpisë si një adhurues i natyrës dhe gjësendeve të lashta tona traditore, ai me kënaqësi mori e ma kushtoi kohën mua në bashkëbisedim të hapur dhe shumë të përzemërt, kisha me thënë vërtetë vëllazërorë. Biseduam mbi jetën e tij, mbi jetën në mërgim, mërgimin, veprimtarinë e tij, mbi historikun e fshatit…
Dhe me kënaqësi lexues të mi të dashur, ua sjellë bashkëbisedimin apo intervistën e bërë me z. Ahmet Ahmet – Lubisht, njeri plotë gjallëri, optimmist, stoik i palodhshëm për të bërë mirë kudo, apo siç e quaj “shpirt i parahatshëm”, kurse shumica nga dashuria e quajnë edhe dajë – daja Ahmet.
Jeta dhe Veprimtaria e z. Ahmet Ahmetit
(Unë do ta quaj z. Ahmet Lubishta)
Z. Ahmet Ahmeti u lind në nëntor të vitit 1954, në Lubishtë të Vitisë. Shkollën fillore të ulët e mbaroi në fshatë kurse tetëvjeçarën (katër klasët tjera) në fshatin Vërbovc (paralele në gjuhën shqipe) pasi ato vite ishte hapur një paralele edhe në gjuhën shqipe.
Ishte nxënës shembullor, mirëpo siç cekë edhe vet, shkaqet për mos vazhdimin e shkollimit të mëtutjeshëm ishin kushtet e vështira të asaj kohe;“Pra skamja (varfëria), meqë babën e kisha në moshë të shtyer dhe pikërisht kushtet materiale më shtyrën që të merr në sy qysh në mosh të njomë gyrbetin – mërgimin. Kështu që që nga mosha 16 vjeçare, pra i dëtyruar, me dhembje e pikëllim dola jashtë shtëpisë dhe vendlindjes, por i lumur që do mund ti ndihmoj familjes së ngusht e të gjerë…”
“Që nga mosha 16/17 vjeçare, pra i dëtyruar, me dhembje e pikëllim dola jashtë shtëpisë dhe vendlindjes, mora rrugën e gyrbetit, por prap i lumur që do mund ti ndihmoj familjes së ngusht e të gjerë…”
Marjan S. SOPI: Z. Ahmet Lubishta, çka bërët pas përfundimit të shkollës fillore? Sipas gojëdhënave të njerëzëve kemi dëgjuar se keni qenë një fëmijë mendjembrehtë, i gjallë, aktiv dhe shumë i dashur nga më të moshuarit? Na treguat se u rritët në kushte të vështira apo kushte pa kushte?
Ahmet AHMETI: Po besa z. Marjan, ashtu po thojnë (pak shaka). Mirëpo, si gjëkundi atyre viteve mbretëronte edhe tek ne e në rrethin tonë skamja, varfëria, presioni politiko ekonomik, ishte kohë e famkeqit Rankoviqit, ku kishte maltretime, rrahje, vrasje, burgosje, plaqkitje e presioni të ndryshme fizike e shpirtërore apo psiqike, dhe nga gjitha këto kuptohet se atëherë mbretëronte edhe varfëria, asaj kohe u linda unë, pra në skamje familiare.
Mirëpo, së pari dëshiroj tju falenderoj përzemërsisht që gjetët kohë e më erdhët në konak, pra mirë se të ka sjellë Zoti e mos harro se je në shtëpinë tënde, të kusherinjëve tuaj Sopi. Më keni kemni nderuar me ardhjen tuaj. Ju jam mirënjohës dhe ju falenderoj. Pra, ti kthehemi temës apo pyetjës që cekët. Pra isha nxlnls i mirëm mirëpo skamja e bëri të vetën kështu që qysh 15 apo 16 vjeçar ia mësyra gyrbetit, fillimisht punova në Maqedoni, Novi Sad (Vojvodinë)…ku punoja punë të llojlloshme, dmth çka gjeja. Më vonë e kreva shërbimin ushtarak që ishte obligativ, e kreva në Kuzinë të Sllovenisë ku isha kufitar dhe shërbimi ushtarak atë kohë ishte pesmbëdhjetë muaj. Pas shërbimit ushtarak, atëherë kur isha rreth njëzet vjeçar shkova në Zvicër dhe mbeta atje deri tani në penzion, që i bie prej vitit 1976 e deri tani.
Marjan S. SOPI: z. Ahmet, a kishte shqiptarë atëkohë kur shkuat në Zvicër, dmth janë kohë të hershme?
Ahmet AHMETI: Kjo është shumë interesant, sepse në atë kohë kur shkova unë në Zvicër, pra në atë territor apo si e quanin vendorët atë Kanton kemi qenë në përgjithësi vetëm tetë shqiptarë. Dhe fillimisht ne mes veti u takonim vetëm të shtuneve e të dielleve nëpër stacione të trenave për të hjekë mërzi mes veti. Beso z. Marjan se as që e dinim se kush ku banon, kështu që si vent takim kishim siç thash stacioniet e treneve. Deri i mësuam banesat se kush ku banon u takonim rrallë, mirëpo kështu filloi jeta në mërgim meqë filluam dalngadal të merrnim secili nga ndonjë të vetin pasi tek ne siç thash më parë mbretëronte skamje e madhe dhe rruga e vetme e shpëtimit ishte migrimi, kështu secili duke marrë (sjellë) nga ndonjë të afërm të vet, ndonjë dashamirë, ndonjë mik, shoqë…u rrit numëri i mërgimtarëve dalngadal. Kështu shembull numëri i të afërmëve të mij arriti nga tetë familje sa jemi në shtatë që erdhën në Zvicër, kurse vetëm një familje e kemi këtu në Kosovë.
Marjan S. SOPI: Sa vëllezër e motra keni z. Ahmet?
Ahmet AHMETI: Ne jemi dy vëllezër e një motër. Jam i martuar dhe kam një djalë e dy vajëza. Janë të martuar dhe të gjithë jetojnë në Zvicër. Vajëza e madhe ka mbaruar shkollën e mesme dhe ka zanat, djali ka mbaruar fakultetin atje dhe punon në profezion kurse vajëza e vogël ka kryer shkollën e mjekësisë dhe punon motër medicinale.
Marjan S. SOPI:Meqë përmendëm rininë, mua dhe mesiguri shumkujt i intereson kjo; pra a mendon se këto gjeneratat e reja cilët kanë lindur e janë shkolluar atje të kthehen dhe jetojnë e punojnë në Kosovë (vendlindje e tyre apo të baballarëve të tyre)?Çka ta merr mendja Ty si njeri me përvoj dekadash jashtë atdheut, dhe aktivisti dalluar në mërgim?
Ahmet AHMETI:z. Marjan, ta them shpirtnisht dhe realisht. Çka i përket fëmijëve të mi dhe të afërmëve të mi atje them, ata me mish e shpirt e dojnë këtë vend, e dojnë Kosovën dhe disa vendlindjen e vet e të lindurit atje vendlindjen e baballarëve të tyre, i dojnë trojet shqiptarem mirëpo thënë realisht sipas rrethanave e gjërave siç është duke shkuar hesapi më beso nuk shoh shpresë tek ta se do të kthehen për të jetuar e punuar këtu, fatkeqësisht por kjo është e vërtetë. Ndoshta dikur rregullohet puna këtu, por po më duket besa jo.
“Për herë të parë vitin 1990/91 u takova dhe për kënaqësinë time të flakët ndejta me Dr. Ibrahim Rugovën”.
Marjan S. SOPI: Juve opinjoni i ngusht dhe i gjerë ju njeh si veprimtar të madh të çështjes shqiptare, si kontributdhënës të madh, si organizator të dalluar, bëmirës, humanist të madh në mërgim dhe vendlindje. Keni ndihmuar, ndihmoni dhe Vazhdoni ti bashkoni shqiptarët ku jetoni e veproni (më herët në mërgim, Zvicër e tani këtu). Edhe pse e di se askurrë nuk keni dëshirë të flisni për kontriboutin tuaj, por ju kisha lutë të na thoni diç shkurtimisht për punën tuaj, veprimtarinë tuaj politike e humanitare?Jo për diç, pos që të marrim shembull edhe ne e gjeneratat e reja nga jeta dhe veprimtaria e Juaj e bujshme?
Ahmet AHMETI: Sa i përket problemit dhe angazhimit tim rreth çështjes Kombëtare, pra lirisë, demokracisë dhe pamvarësisë së Kosovës, pra qysh nga viti 1981, patën filluar lëvizjet shqiptare për afirmimin e çështjes shqiptare të Kosovës, mirëpo me ta thënë të drejtën kemi marrë pjesë, pra unë për veti po them e tregoj se kemi marrë pjesë por ishim pjesmarrës më tepër si të maskuar, si tinëz siç themi, pra me një dozë frike që kur të kthehemi apo vizitojmë familiarët mos po na ndodh gjë e keqe apo po pësojmë ne o familiarët tanë në Kosovë. Kështu që me ta thënë të vërtetën nuk ishim edhe shumë aktiv por vetëm një numër kogjo i vogël ishim aktiv si numër, mirëpo si ndonjë organizatë, pra të kyqur në ndonjë organizatë etj jo për besë, edhe pse ndokush mund të lavdërohet e thot se po. Por jo sepse arsyet ishin të llojllojshme, si shembull dikush nuk e ka dashur sistemin një partiak etj… Ishim numër i vogël, por gjithmonë iu bashkangjiteshim kushtrimit për protesta e ngritje të zërit kundër padrejtësive që u bënin ndaj popullit shqiptarë në Kosovë e Jugosllavi atëherë.
Por, prej lindjes (formimit) të LDK-së, kur edhe doli në skenë dhe krye të poppullit të stërvuajtur, pra kryetari apo profeti i shqiptarisë Dr. Rugova, i cili doli me platformë të qartë, me program të hapuar se çka dëshiron ai dhe shqiptarët e Kosovës, atëherë kemi qenë të angazhuar me mish e shpirt, dhe që atherë nuk jemi ndal natë e ditë së punuari për Kosovën shtet të pamvaror, shtet të lirë e demokratik.
Unë po flas për vete e po tregoj drejt, se që nga viti 1989, kur doli LDK-ja, kuletës sime më nuk ia ka parë hajrin shtëpia ime deri para një pesë gjashtë viteve.
Marjan S. SOPI: Pra, sa kam dëgjuar, juve ishit i kyqur edhe drejtpërdrejt në politikë?
Ahmet AHMETI: z. Marjani, e di se juve keni informata. Po, është e vërtetë se isha i kyqur dhe për dy mandate isha edhe delegat, pra dy herë delegat i dëgës Zvicrës, pastaj nënkryetar i kryesisë së degës, thënë të vërtetën (siç e dini) edhe votat i pata fituar për kryetar të degës por unë vullnetarisht u dëhoqa shkaku i arsimimit dhe ia lëshova vendin dikuj tjetër të udhëheq degën në Zvicër. Pastaj, isha edhe në këshillin organizativ, pra në këshillin inicues për formimin e degës së LDK-së Bazell…Pra, kam qenë në role të ndryshme organizative dhe e gjithë këto punë kuptohet se i kam bërë me dashuri ndaj popullit dhe Kosovës dhe pa asnjë interes përsonal, pra pa pagesë. Ishim të organizuar në trepërqindëshin, në mbajtjen gjallë të arsimit në Kosovë, të mësimëdhënësve, shëndetësisë, të përjashtuarëve nga puna etj etj. Në anën tjetër unë gjithnjë isha si bashkëorganizator ku nuk po them kryesori edhe për ndihmë ndaj fshatit tim dhe bashkëfshatarëve të mi Lubishtas. Këtë kemi vazhduar të bënim unë e Salihu gjatë luftës e besa besë edhe pas luftës deri në ditët e sotme, aq sa po mundim e sa po dimë.
Marjan S. SOPI: Më falni, zë Ahmeti. Ju shpeshherë kam vërejtur se cekni emërin Salihu, pra a mund të na thoni se kush është ky zotri?
Ahmet AHMETI: Patjetër. Z. Salih Abdullahu, është një veprimtar i palodhshëm nga Debelldeu, është bashkëpunëtor i pandashëm i imi, dhe gjithmonë kemi bashkëpunuar apo thënë më qartë kemi punuar bashkë me te si lidhje me çështjen kombëtare ashtu edhe humanitare. Vlenë të ceki këtu se menjëherë pas luftës së fundit në Kosovë ne kemi sjellë dy vagonaapo mauna e mauna orendi shtëpiake që dua të them nga luga e deri në mobileri dhomash. Gjitha këtu si shembull transportin, pra vagonat vet përsonalisht i kemi paguar. Nuk është mirë të ceki këto, sepse atë e kemi bërë me dashuri, por e di se ju i keni këto të njoura e nuk po ju lë të më pyesni. Mesiguri se nuk është kjo ndonjë shumë e madhe mirëpo sado pak kemi ndihmuar si shembull, familjet e dëshmorëve, familjet e invalidëve të luftës. Dhe vërtetë kemi qenë të koncentruar pikërisht aty ku e kërkon nevoja më së shumti.
Marjan S. SOPI: D.m.th, mjetet e dedikuara kanë shkuar pikërisht aty ku e kërkon nevoja, pra tek vendi i duhur dhe njerëzit e duhur?
Ahmet AHMETI: Po, ashtu është. Dhe për çdo send edhe më të vogëlin kemi evidencëdhe gjithçka ka shkuar në mënyrë transparende dhe është e shënuar, pra i kemi gjitha shënimet.
Marjan S. SOPI: Z. Ahmeti, sa ju njoh dhe siç po e hetojmë nga ky bashkëbisedim, ju i keni mbetur gjithmonë besnik, stoik Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)? QË nga fillimi edhe tani jeni një antarë i devotshëm dhe i zjarrët i LDK-së dhe se e doni shumë, edhe pse ndoshta pak disa antarë të saj në kryesi edhe kanë devijuar (ka turbullira) nga rruga e trasuar dhe drejt e burrit të Kombit, të madhit e të papërsëritshmit Dr. Ibrahim Rugova?
Ahmet AHMETI: Vitin 1990/91, para se të vij nga Zvicëra i angazhova disa miqë, bashkëpunëtorë të mi ku tubuam diku rreth 15.000 mijë franga dhe i solla këtu në Kosovë, gjegjësisht këtu në Prishtinë. Dhe unë për herë të parë me u takua me kryetarin Dr. Rugovën.Të hollat i pranoi i ndjeri Xhemail Mustafa dhe Ali Aliu, për këtë i kam dëshmitë. Dhe pikërisht këtu e atëherë për herë të parë u takova dhe për kënaqësinë time të flakët ndejta me Ibrahim Rugovën, edhe etë në bisedë të shkurtër ku morëm këshilla se si duhet punua në Perëndim për kombë e atdhe, për pavarësinë e Kosovës. Dhe pikërisht në këtë takim më lindi ideja, por edhe vendosshmëria ime, fitova forcë shpirtërore dhe ku më përfitoi menjëherë zemërsisht e shpirtërisht ai njeri, mora forcë dhe besim nga takimi me këtë burrshtetas të madh, kurse unë në te pash dhe u binda se me këtë njeri mund të arrihen synimet tona për liri e pavarësi, më bëri për veti e më përvetësoi me disa fjalë të shkurtëra. Pikërisht aty u betova në vete se çka i përket financimit nuk do të kursej asgjë. Që nga ky takim i rri besnik Ibrahim Rugovës. Kështu e nga ky moment u angazhuam edhe më tepër me mish e shpirt me Salihun pa u ndarë askurrë e me të tjerët para e pas luftës. Ishim edhe delegat të LDK-së nga Zvicëra, pastaj në këshillin organizativ. Isha delegat nga diaspora gjegjësisht Zvicëra edhe në Kuvendin e VI, atë kuvend famkeq ku patëm bërë edhe fjalë e ku u rrahëm pak dhe përdorëm edhe karriget për gjërim hesapesh. Me thëjnë të vërtetën, realitetin, këtu zbulova se LDK-ja paska marrë jo frymë të mirë Rugoviane. Vërtetë u pikëllova shumë nga kjo situatë, sepse mendoja se gjithë atë punë që bërëm me dekada, gjithë atë gjak që derdhi populli u prish nga disa njerëz apo grupacione o frakcione të ndryshme, të caktuara. Kështu që ndoshta atëherë pak u ftoha, mirëpo mbeta me shpresë dhe duke pritur që do të kthehemi prapë rrugës dhe vijës apo frymës së vërtetë Rugoviane. Ndoshta edhe sot ka disa nga ta wë ende nuk janë në frymë Rugioviane, sepse isa punë nuk shkojnë si duhet as në frymën rugoviane e as ndoshta atë kombëtare. Por, unë prapë mbetëm besnik dhe me shpresë se do të bëhet prap mirë, sepse jo kot thot gjakovari; Gjithat, pra dynjan (botën) e jap e ymytin (shpresën) askurrë.
Marjan S. SOPI: Për tu bërë mirë, nevojitët forcë, vullnet e njerëz të mirë. Z. Ahmeti a shihni ju njerëz të mirë, të rinjë, njerëz të orientuar në frymë Rugoviane në LDK (Kosovë) i cili të jep shpresë se do punoi mirë e drejt si kryetari i pavdekshëm Rugovasiç kemi shembull edhe kryetarin tonë z. Sokol Haliti i cili punon mjaftë dhe duket se qëndroi stoik rrugës e frymës rugoviane. Mund të na thoni diç mbi jetën dhe punën e z. Sokol Halitin?
Ahmet AHMETI: Besoi se ka, dhe patjerë se ka. Kurse, sa i përket z. Sokol Halitit unë ate e njoh kogjo një kohë të gjatë dhe mund të them se z. Haliti është veprimtar i shquar, është punëtor, është depërtues, komunikativ… Kryetari organizimet i bënë shumë të mira, kështu që sa i përket dijës apo siç themi për dije nuk i shkon asgjë. Mirëpo, tash mvarrët, sepse kanë thënë pleqët; “trimi është me shumë shokë!”. Nëse njerëzit e duhur e shoqëria, populli vazhdon ta raspektojnë si deri më tani punën e tij apo urdhërat e tij, idetë e tij…atëherë unë shpresoi (dhe të tjerët) dhe besoi se si Viti do të përparoi. Kështu që populli atëherë shumë shpejt do të dalin në rrugën, në binarët e frymës kombëtare rugoviane.
Marjan S. SOPI: Deri më tan duket se punët shkojnë mirëi, kryetari ynë i zgjedhur në zgjedhjet e përgjithshme apo mandatin e dytë për kryetar,fitoi pa balotazh, bindshëm e lehtë kundrejt kandidatëve të partive tjera, pra duket se puna shkon mjaftë mirë dhe se populli është i kënaqur me kryetarin?
Ahmet AHMETI: Vërtetë deri më tani nuk kam fjalë, kryetari ka merita të mëdha dhe për këtë unë shumë e çmoj atë, si njeri në rend të parë dhe si kryetar të vyer e punëtor. Vërtetë unë jam i tillë se njeriut ia them mbrenda katër syve të mirën e të keqën, por unë për veti sa herë e shoh kryetarin dhe punët që i bënë ai, jam tepër i kënaqur. Kuptohet se ai punon aq sa ka mundësi, por e them se është njeri shumë i respektuar.
“Më vonë edhe vet i kam bërë disa këngë si shembull këngën mbi masakrën e Lubishtës vitin 1913 etj, të cilën këngë e kam kënduar për herë të parë vitin 1969….”
Marjan S. SOPI: Përveç veprimtarisë Tuaj kombëtare, humane etj që e cekëm thuajse në pika të shkurtëra, mirëpo opinjoni i gjerë juve ju njeh edhe si ruajtës e kultivues i kulturës dhe traditës tonë shqiptare. Jeni rapsod i njohur, këngëtar…Me endje na sjellni këngë kreshnike, keni kënduar e këndoni në tubime të ndryshme, në oda dhe populli me dëshirë ju ngon, mua përsonalisht stili e zëri Juaj më kujton të madhin Augustin Ukaj. Na thuani Ju lutëm kur keni nfilluar të merreni me instrumente e veçmas sharki e këngë?
Ahmet AHMETI: z. Sopi, ju faleminderit për fjalët që i that dhe që më krahasuat me të pavdekshmin e këngës shqipe Augustin Ukaj, i cili është i papërsritshëm. Ju them se me këngë kam filluar që si fëmijë. Gjithnjë më merrnin e isha prezent dhe këndoja qysh i vogël nëpër oda apo kuvendet tona. Dhe më vonë si 13/14 vjeçar isha bërë siç themi merak në një instrument sepse talenti im shfaqej si fëmijë, vërtetë Zoti (Perendia) ma kishte dhuruar një zë të mrekullueshëm siç thonin të gjithë. U bëra merak ta blej një instrument, por atëherë thënë të vërtetën skamja e bënte të vetën. Në moshën 14 vjeçare i thash babës të lutëm ma blej një sharki e qifteli. Baba më tha; O, birë, po ta fali një dhi, shite e blej çka të duash, ndesh qifteli apo sharki! Unë e shita atë dhi, sepse i kishim nja 12 krerë (copa), i mora parët e shkova në Ferizaj me ble. Për sharki e qifteli nuk më dilnin, kështu që të mos mbesë vetëm me qifteli i huazova edhe do para te një kusheri dhe dha Zoti e i bleva. Pastaj, kështu tani i lumtur vet jam mësue me luajt në to, dmth autodidak, e që atëherë nuk ia kam ndal këngës kudo. Më vonë edhe vet i kam bërë disa këngë si shembull këngën mbi masakrën e Lubishtës vitin 1913 etj, të cilën këngë e kam kënduar për herë të parë vitin 1969….Për fatin tim të keq, kishte pas marrë vesh atëherë edhe hiqmeti i asaj kohe dhe erdhën e më morën te shtëpia ime, më quan në Gjilan ku ma thyen sharkin edhe mi dhanë disa flakaresha të nxehtë por i durova sepse ende isha i ri. Mirëpo, më tërhoqën vërejtjen që këso këngë më të mos guxoj me këndu, megjithëse unë nuk i ndala hiq, asnjëherë.
Marjan S. SOPI: Kjo duket se edhe të paska pas penguar që të ingjizoni e publikoni ndonjë këngë në kasetë etj. Por ju vazhduat të jeni frymëzues i gjeneratave të reja me këngën e muzikën tuaj që kultivuat?
Ahmet AHMETI: Gjithësesi, kjo më pengoi por nuk ishte vetëm kjo, sepse gjithmonë u deshte ,e pas kujdes e me kontrullue edhe odatë se kush është e farë njerëz mund të ketë në do për të mos pësuar unë e të tjerët rreth meje. Nëse në konak nuk kishte ndonjë të dyshimtë atëherë këndoja këngë patriotike, këngë nga shqipëria etj etj pa frikë.
Pastaj kur dola në gyrbet gjegjësisht në Zvicër, d.m.th pas shërbimit të dëtyruar ushtarak, atje në gyrbet vazhdova pondrpre me aktrue shoqërinë, me këndua nëpër konake, shtëpi të ndryshme e tubime, manifestime etj pa përtesë por me kënaqësi, siç cekni edhe Juve vetëm e vetëm për ta mbajtur gjallë këngën shqipe, gjuhën, traditën tonë të mirë, për të frymëzuar njerëzit tanë, për të futur në zemrat e shpirtërat e njerëzve tanë dashurinë për vendlindje e njerëzit tanë në trojet shqiptare, dhe gjithkund kam kaluar për mrekulli ku edhe ju jam mirënjohës njerëzëve tanë, miqëve e dashamirëve.
Marjan S. SOPI: Nuk e keni lënë Sharkinë ende?
Ahmet AHMETI: Së pari falenderoi Zotin që më ka dhënë vullnetin dhe prirjen për të aktruar shoqërinë. Sa i përket Sharkisë, kam filluar ndoshta pak me u vjetru (këtë e tha me shaka e buzëqeshje) por jam i lumtur që askurrë nuk jam marrë me muzikë komerciale, por vetëm e vetëm me argëtu e disponu shoqërinë. Besa besë tani me kanë me ndonjë konak e në mesin e shoqërisë prapë ia them kangës kogjo, por e pranoj se nuk jam si më parë, ndoshta tani edhe kam filluar pak me i harruar edhe këngën. (Vr. ime; ndoshta këtë z. Ahmeti e thot pakës edhe me shaka meqë unë jam shpeshherë prezent odave kur këndon z. Ahmeti dhe vërtetë atë e bënë me dashuri të paparë e që kënaqë shpirtërat e zemrat e adhuruesve të këngës folklorike). Ndoshta edhe koha e mosha e bënë të vetën, mirëpo muhabetin nuk e prishi dhe për hatër (dëshirë) të shoqërisë këndoj prapë e gjithnjë.
Marjan S. SOPI: Z. Ahmet, dhashtë Zoti e këndofshi përjetë e mot dhe nuk ia ndalni këngës aspak. Edhe pse po thoni se ndoshta jeni pakës plak, sa e di unë ju jeni mjaftë në kondision dhe këndoni përmrekulli, zëri i juaj na kënaqë.Deshët të na thoni edhe dië lidhje me aktivitetin tuaj humanitarë?
Ahmet AHMETI: Pikërisht, nuk desha të ju mbesë borxh as juve e as shumë bëmirësve tjerë e veçmas lubishtas, dëshiroj të të njohtoj se neve si Lubishtas, pra ne si Lubishtë e shoqëria ime në Zvicër ku jemi të organizuar dhe kemi shoqatën bëmirëse humanitare “Lubishta për Lubishtë” ku deri më sot d.m.th pas luftës kemi ndërtuar 23 shtëpi dhe plus tre shtëpi i kemi ndreq për nipa, fëmijë jetima jasht Lubishtës. Shkollën kur kemi filluar për ta ndërtuar kemi pas tubuar 120.000 mijë marka tonat që kemi tubuar vullnetarisht e tjerat i ka polotësuar qeveria. Asfslltimin e rrugës disa kilometrëshe e kemi shtruar me vetkontribout. Pastaj përmendorën cilën e kemi ndreq në Viti të Rashit Mustafës na ka kushtuar mbi 100.000 mijë euro dhe këtë e kemi bërë me vetkontribur, pastaj kemi ndreq edhe gjashtë përmendore apo lapidar të dëshmorëve në Lubishtë cilat kanë kushtuar afër 60.000 mijë euro i kemi grumbulluar vet.
“1912/13, regjimi serb i pati masakruar për njëherë së bashku 96 e në mesin e tyre tre kanë qenë musafir nga Shushtë. Kurse mbrenda vitit i kanë masakruar 114 lubishtan meshkuj, nga mosha 12 vjeçare e tutje, deri te plaku 104 vjeçar..”.
Marjan S. SOPI: Ajo që më bëri përshtypje e më ra në mua në sy siç themi, është Shqiponja (përmendore) në qendër të fshatit?
Ahmet AHMETI: Shqiponja është puna e fundit që kemi bërë dhe është vë në shesh apo qendër të fshatit i cili ka edhe emërin e Zenë Lubishtës, ajo përmendore i kushtohet atij në nderë e lavd. Zenë Lubishta ka qenë bashkëlufëtarë i Idriz Seferit ku edhe sheshi mbanë atë emër siç ceka sepse të parët tanë tregonin se pikërisht në atë sheshë gjithmonë ishin tubuar patriotët për të kuvenuar lidhje me çështjen kombëtare dhe aty vëmë shqiponjën në shenjë respekti të Zenë Lubishtës si patriot e kombëtarë, luftëtar i çështjes shqiptare.Dhe vërtetë mund të them se neve të bashkuar i kemi kryer do punë jashtëzakonisht të mëdha e të rëndësisë së veçantë. Mos të harroj se kemi punuar edhe një memorial të masakrës së lubishtasëve 1912/13.,ku regjimi serb i pati masakruar për njëherë së bashku 96 e në mesin e tyre tre kanë qenë musafir nga Shushtë. Kurse mbrenda vitit i kanë masakruar 114 lubishtan meshkuj.
Marjan S. SOPI: Pse, mesiguri se vetëm që kanë qenë shqiptarë. Cila ishte mosha e të masakruarëve?
Ahmet AHMETI: Po, vetëm pse ishin shqiptarë dhe e donin tokën e të parëve të tyre, tokën e gjyshërve e stërgjyshërve të vet dhe ishin në gjendje çdo moment me dhënë jetën pët te, dhe e dhanë, pësuan. Në këtë masakër mua ma kanë vra babëgjyshin me pesë vëllazni. Më i madhi, i rrituri mashkull mnë familje tonë atëherë mbeti migja im 11 vjeçar, edhe atë u fshehë në grazhdë të lopëve ku u mbulua me kashtë sepse do e masakronin edhe ate.
Marjan S. SOPI: z. Ahmeti, nga ky tregim shohim një histori të dhimbshme të fshatit Lubishtë. Mirëpo,sa banorë ka Lubishta sot, na thuani diç për gjendjen e Lubishtës sot?Sa banorë, sa shtëpi, infrastruktura, vendtoponimet etj?
Ahmet AHMETI: Atëherë kur ka ndoshë masakra e Lubishtës, fshati ka patur diku rreth tridhjetë (30) shtëpi. Tanimë janë diku mbi 230 shtëpi apo familje, mirëpo është shumë interesant që diku mbi 700 familje janë shpërngulën prej Libishtës si për në Viti, Ferizaj e gjetiu…shumë nga ta janë edhe mërgimtarë në botën e jashtme si Zvicër, Gjermani, Austri, Francë e ku jo. Vërtetë mund të them se ky fshat është rritur shumë.
Marjan S. SOPI:Meqë cekët migrimin, a është boshatisur fshati shumë kohëve të fundit?
Ahmet AHMETI:Po atë botë kur ishte papunësia e madhe, dhe Lubishta si fshat gjysmë malor edhe pse vend i bukur siç thuani ju, vend piktoresk popullata gjithmonë u marrë me blektori e bujqësi, por meqë vendi është i vogël për kultivimin e bujqësisë apo blegtorisë, shumë banorë nuk kanë patur mundësi të punësohen ashtu që shpëtimin e kërkuan dhe gjetën jashtë fshatit e jashtë Kosovës, pra siç cekëm ia kanë mësyer rrugës për migrim. Tani sipas statistikave që posedojmë diku rreth 160 familje janë jashtë në përendim.
Pak histori – “Me fis jemi SOP (Sopi) dhe nuk kemi të përzier ndonjë fis apo familje tjetër këtu. Martesa mes veti në fshat ende nuk ka meqë konsiderojmë se jemi një.”
Marjan S. SOPI: Sa banorë ka tani Lubishta?
Ahmet AHMETI: Po tani sipas statistikave që kemi janë diku mbi 1800 banorë.
Marjan S. SOPI: Mua si historian më interesojnë disa gjëra. Pra, e dimë se në popullin shqiptarë e në krahina të ndryshme të kosovës i japin rëndësi fisit, ndoshta në Anamoravë pak më pak. Mirëpo, na thuani pra se cilit fis i takojnë lubishtasit?Si ndahën këtu në fshat familjet apo lagjet, a ka fise etj?
Ahmet AHMETI: Me kënaqësi do të tregoj atë që kam dëgjuar në oda e atë që di. Pra, ne kemi prejardhjen nga Lubizhda e hasit. Diku para 350 vite ka ardhë nga atje një familje dmth babë me katër bijë (djem) të tij dhe u vendosë këtu. Dmth ka qenë dyndje e popullatës në kërkim të kushteve të jetesës më të mira. Më dhembë kur dikush thot kam prejardhjen nga Shqipëria duke menduar në kufijtë aktual që ishin e ende janë. Jo bre burra, atëherë i gjithë ky vend ka gjenë shqipëri, kështu që nuk kanë ardhë e nuk kemi ardhë, por ka patur dyndje mbrenda për mbrenda vendit tonë, pra Shqipërisë Etnike të ilën e kërkojmë dhe dëshirojmë gjithmonë e dhashtë Zoti edhe do ta bëjmë. Kështu sa i përket Lubishtës ne jemi një familje, një fis, një gjak…Me fis jemi SOP (Sopi) dhe nuk kemi të përzier ndonjë fis apo familje tjetër këtu. Martesa mes veti në fshat ende nuk ka meqë konsiderojmë se jemi një. Siç ceka pra sipas disa shkrimeve fshati është i vendosur këtu diku para 350 viteve. Emërtimi i sakt i fshatit do të duhej të ishte Lubizhdë, por ne e themi Lubishtë. Është interesant se para disa viteve i kanë kontrolluar edhe pemët disa ekspert të kësaj lëmie dhe për çudi dalin pemët e një trupi apo të ngjajshme me pemët e Lubizhdës së hasit. Që i bie se banorët e hershëm kanë marr me veti nga Lubizhda e hasit edhe pemët të cilat i kanë mbjellur këtu. Ja shembull, unë këtu në kopsht (oborr) kam këtë dardhë që po e shihni dhe e cila sipas analizave që kam bërë ekspertët e pemtarisë dhe tël cilët kanë konstatuar se kjo pemë është e moqme diku rreth 300 viteve. Kjo dardhë edhe ka mbetë në popull si thënie; Sillu kah dardha e Ahmatit! E pikërishtë për këtë dardhë është fjala, ku flitet se ishte edhe lama.
Marjan S. SOPI: Kur folët mbi fisin Sopi që jeni e që edhe unë jam dhe Binça, unëkam dëgjuar se kusherinjët e mi, tanët, nga Lapushniku i Drenicës (Ismet Sopi etj) më kanë treguar se shpeshherë kanë gjetur konak në Lubishtë?
Ahmet AHMETI: Ashtu është z. Marjan. Ne një degë e kemi në Labushnik, përmendët se bija është shku në Lapushnik te vëllaznia e vet kur është trazuar koha kësajde, ajo ishte e vej dhe nuk ka pranuar të qëndroi këtu por ka thënë unë po shkoj te familja ime, te vëllaznia. Kështu ne e kemi një degë atje.Fshati ynë Lubishta ka qenë vendbujti për të bërë tregti njerëzit nga Kosova me Shkup . Ne ishim si qendër ku njerëzit pushoni para e pas tregtisë që bënin me Shkup e Kumanovë, dmth pa u ndalë në Lubishtë ka qenë e pamundur meqë shtrirja gjeografike është e tillë. Po fisi Sopi është mjaftë fis i madh dhe kusherinjë kemi gjithkah, dmth një gjaku. E vërtetë është se edhe migja Dodë (Gaspër) Dodaj nga Binça, intelektual i asaj kohë, gjithmonë është mbajtë me Lubishtën si kusherinjë të një kabile siç thoshte. Ka ardhë në ndej e qaj si në familjen e vet dhe me Binçës gjithmonë kemi pasur thuajse raporte familiare, ngjajshëm ka qenë edhe me fisin Sop nga Lapushniku.
Marjan S. SOPI: Sop kemi edhe në Sopjan, afër Prizrenit, pastaj më Malishevë të Gjilanit, më pas në Sllatinë,Kamenicë, Binçë, Lubishtë, Lapushnik etj.
Ahmet AHMETI: Po jemi fis i madh, dhe më gëzon fakti se të gjithë sopët kudo janë mbahemi kusherinjë
“Jemi vëllezër, jemi një gjakë, një gjuhë, një traditë shkurtë një familje e madh shqiptar. Kemi qenë shembull i harmonisë dhe vëllazërisë e ashtu do jemi përgjithmonë.”
Marjan S. SOPI: Kur është fjala te vëllazërimi, pra ne shqiptarët jemi të fesë Islame dhe ët krishterë, si i shihni marrëdhëniet mes shqiptarëve të dy feve (religjioni-besimeve) e veçmas të Lubishtasëve e fshatit Binçë e gjetiu si Stubëll, Shashare (edhe pse këta mbaheshin si Kroat)? Në raportet e Imzot Mjedës ka gjëra me të cilat duhet të krenohemi ne për harmonin e vëllazërinë që kemi mes veti?
Ahmet AHMETI: Pyetje e konstatim i juaj shumë me vend dhe i mirë, real. Është e vërtetë se neve jemi të ndarë fetarisht, por asnjëherë në histori nuk kemi qenë të përqarë, por aq ma shumë feja edhe na ka bashkuar pamvarësisht se ciklës i kemi takuar. Jemi vëllezër, jemi një gjakë, një gjuhë, një traditë shkurtë një familje e madh shqiptar. Kemi qenë shembull i harmonisë dhe vëllazërisë e ashtu do jemi përgjithmonë. Është më se e vërtetë se asnjëherë gjatë historisë nuk kemi patur as më të voglën ngatërres mes veti, ama kurrë. Është interesant se Lubishtasit kanë qenë pak si të dalluar për kah trimëria, më agresiv dhe thuhet nëse e qetëson Lubishtën keq etësuar një rajon të tërë. Por, ku është mikpritja e mirë që është e njohur nga lubishtanët, atëherë edhe disa gjëra kërkohen më shumë, drejtësia etj. Padrejtësitë nuk i don. Është interesant edhe ky fakt se edhe gratë lubishtane kanë qenë e janë burrnore, si shembull, po thirri dikush në dyerë të lubishtanëve e të mos del gruaja të jap gjevap, të iu thot bujrum e mirë se ju ka sjellë Zoti, ka qenë e pamundur. A ka bujrum, bujrum. Më vonë ka thirrë të afërmë o kojshi, por pa i thanë bujrum ka qenë e pamundur. Unë e mbajë mend kohën e babës tem, ku dy dhoma i kemi pas krejt, por gjithmonë më kujtohet se në konak na kanë ardhë gjithmonë shqiptarë katolik e kroat të Shosharës, ndoshta nuk kishim as kafe me iu ofru, por nuk janë kthye së paku pa një gotë ujë që kemi pas e iu kemi ofrue. Këto i kam parë e i kamë përjetue si fëmijë.
Marjan S. SOPI: Karadaku ndihet për mikpritje, bujari…?
Ahmet AHMETI: Është e vërtetë z. Marjan, sepse unë kam takuar gjatë jetës njerëz të ndryshëm, shqiptarë nga gjitha trojet tona, mirëpo me mmikpritjen e Anamoravës, karadakut, nuk ka asnjë trevë tjetër shqiptare. Iu kërkoj falje të tjerve por këtë më duket e thonë të gjithë.
Në odën e z. Ahmet Ahmetit në Lubishtë të Vitisë
Marjan S. SOPI: Z. Ahmeti, që mos tju lodhi shum, edhe pse nuk ngopëm askurrë në bisedë me ju, na thuani pak edhe me toponimet e fshatit e rreth tij?
Ahmet AHMETI: Po, zotëri me kënaqësi e bëjë këtë. Pra, edhe Lubishta si shumë fshatëra tjerë ka vendtoponime shumë interesante dhe nga lashtësia. Sipas të dhënave gojore, por ka edhe dokumente por që duhet hulumtuar e studijuar ato nga arkeolog etj. Në fshatin tonë janë dy vend einteresante që quhen: “Hani i QarrNikës” i vogëli dhe “Hani i QarrNikës” i madhi. D.m.th këto janë këtu pak mbi fshat. Pra, e dimë se hanet kanë qenë sikur që janë sot Hotele, pra vendbujtore apo pushimore. Ku pas punëve të fshatarëve në ato zona, janë gjetur Keramike të ndryshme të lashta, e arkifakte e gjësende tjera shtëpiake të kohës si shembull në vendin e quajtur “Livadhi bunë” ku janë gjetur që ka gjenë themele të Kishës paleokristiane, këtu i kanë thënë “Kishë nga koha e Rimit” (Romës), pra shumë e lashtë. Pastaj tu graposur disa bashkëfshatarë tanë duke punuar para disa kohëve një ujësjellës këtu afër, ata kanë gjetur dmth kanë hasur në monedha të lashta, pastaj unaza e gjësende të ngjasjshme të ndryshme e qeramikë etj…dhe atë në dy tre metra thellësi. Sipas atyre mjeteve duiket se ka pas një vendbanim të vogël me qendër ku ka qenë edhe Kisha vendore. Pastaj kemi toponime të vjetra, ku në anën përendimore këtu quhet vendi “Shpati i Qarravë” që do të thot se vendi ka qenë me lloj druri qarr (qarrishtë), te turishtat e Lilit e kush nuk i mbanë mend ato, pastaj “Livadhi i Karamanit”…Pastaj “Te tuma” që është bajagi njëfarë tume, që i bie se janë kanë varresa, por të pa hulumtuara. Flitet se këtu afër ka patur edhe xehe, ku neve i themi “Prroi i Kejsiqit” këtë e kam me të dëgjuar, dhe gjatë kohës së Jugosllavisë kanë ardhë disa e kanë marrë material, kurse në anën përendimore ajo kodër quhet “Kodra Kolishtës” sipas të dhënave atje kishte pas banuar një far Kola. Pastaj vendstrehimi i luftëtarëve patriot “Prroi Koridave”. Mund të them se çdo regjim që ka ardhë, turku, serbi, bugari…kanë bërë dëmë të madh e masakra në Lubishtë. Po më vie bajat me folë por po e them qysh kam nie; “”se nëse Lubishtën, Stubllën e Seferët i mbanë ner san (dmth nën kontrollë) atëherë Nish, Kamenicë e Kumanovë nuk ka kurrëfarë problemi” Këtë e kanë pas me mbajtë nër zab qysh gjonturqit. Edhe gjatë luftës së fundit të Kosovës i kemi 16 viktima, 5 dëshmor e një hero. Fshati ka pas afër 4.000 mijë refugjatë gjatë luftës, tre i kanë vra dhe më pas Lubishta u dorëzu, shpërngulë për Malinë (Maqedoni), e për dëme materiale as që po flasë, sepse vetëm unë më së paku kam qenë i dëmtuar mbi 50.ooo euro e thuajse gjithë tjerët njësoj. Por, dha Zoti, Uçk e Amerika dhe ja tani po e gëzojmë lirinë ku shpresoj e presim ditë edhe më të mira e më të lumtura për të gjithë.
Kështu që sipas të gjithave këtu gjithmonë“dem baba dem” fshati ka qenë i banuar vetëm me shqiptarë. Serb në Lubisht nuk kanë sjellë askurrë. Serbët kolon nuk kanë pranue me jetue me Lubishtan, sepse kanë thënë se neve Sopve na mungon një drrasë (pak shaka). Si çdo fshat edhe Lubishta ka pas histori të bujshme, të dhimbshme gjatë historisë por edhe krenare.
Marjan S. SOPI: Z. Ahmet Ahmeti – Lubishta e që shumë nga dashuria të thojnë edhe DAJA, po të flasim e të qëndrojmë me ju natë e ditë prapë nuk do ngopeshim me biseda e ngjarje shumë interesante nga jeta e veprimtaria e Juaj e bujshme, mirëpo sado pak sot na sollët një bisedë, rrëfime shumë ionteresante për të cilën të jam mirënjohës. Zoti të ruajt e na këndofshë edhe shumë e shumë vite me zërin e juaj të një bilbilit. Ju faleminderit shumë e Zoti ju dhashtë shëndet e gjitha të mirat për punën që bëni.
Ahmet AHMETI: Ishte kënaqësi e veçantë që më erdhët në konak e që u çmallëm, veçmas duke kujtuar ngjarjet nga e kaluara. Zoti ju shpërbleftë për punën e palodhshme që jeni duke bërë me vite me shkrimet tuaja. Gjithmonë jeni i mirë se ardhur. Ju faleminderit edhe juve që gjetët kohë të më vizitoni. Jemi një dhe të tillë dio të mbesim, pra vëllezër e motra! Përshëndetje për ju e gjithë lexuesit tanë.