Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit A. Rr. nga Komuna Ferizaj.

Kjo për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale keqpërdorimi seksual i personit nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet nga neni 235 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“I pandehuri A.Rr. dyshohet se në dhjetor të vitit 2017, në Ferizaj, ka ndalur veturën e tij në rr. “Reçaku” duke i thënë të dëmtuarës – e mitur F. E moshës 15 vjeçare, se nëna e saj i kishte thënë që ta merrte atë dhe ta dërgonte te dajtë e saj. E dëmtuara kishte pranuar edhe pse nuk e kishte njohur të pandehurin. Ai e kishte dërguar në fshatin Pleshinë, në një hapësirë të pyllëzuar ku edhe kishte kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e të dëmtuarës së mitur”, thuhet në njoftimin për media të Gjykatës, përcjell Koha.net. “Nga kjo marrëdhënie e mitura kishte ngelur shtatzënë dhe më pas kishte lindur më 22.08.2018, ku nga raporti i ekspertimit është konstatuar se gjasat që i pandehuri të jetë baba biologjik i foshnjës ishin 99.99%”, thuhet më tej në njoftim.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.