nrg band me projekt te ri 560x416 - NRG Band me projekt të ri

NRG Band ka paralajmëruar projektin e ri muzikor që do ta sjellë në ditët në vijim.

Njoftimin e ka bërë frontmeni i grupit, Besnik Qaka, përmes rrjeteve sociale.

Ai e ka publikuar një fotografi me mbishkrimin: “Vjen së shpejti”, duke iu referuar këngës së re.

nrg band me projekt te ri - NRG Band me projekt të ri

Projekti i ri do të vijë pas bashkëpunimit të Besnik Qakës dhe NRG Band me këngëtaren Eni Koçi.

Kujtojmë që në fund të muajit shtator u publikua videoklipi i këngës “Zemër” që numëron 2.7 milionë shikime në YouTube.

[embedded content]

Genc Prelvukaj qëndronte prapa këtij projekti, duke qenë se është producent i këngës dhe e ka shkruar edhe tekstin e këngës “Zemër”.

Ndërkohë, produksioni i tij, Black Fish Entertainment, ia kishte xhiruar videoklipin muzikor. /Telegrafi/


www.foxshop-ks.com