kerret1 560x300 - Nuk mund t’i regjistroni më veturat nëse keni gjoba të papaguara

Ministria e Punëve të Brendshme sot ka njoftuar qytetarët e Republikës së Kosovës se duke filluar nga data 1 qershor 2018, nuk mund të bëjnë regjistrimin e automjeteve të tyre, pa i paguar gjobat që mund t’i kenë për kundërvajtjet e shkaktuara në trafikun rrugor.

“Sipas Ligjit për Automjete, Nr. 05/L-132, neni 43, pronari i mjetit nuk mund ta bëjë regjistrimin apo vazhdimin e regjistrimit të mjetit me veprim motorik, as ndërrimin e pronarit, pa e bërë shlyerjen e gjobave për kundërvajtje në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e MPB-së, transmeton Indeksonline.

Sipas zyrtarëve të këtij dikasteri, ky vendim i shërben rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit të pagesave të gjobave për veprat kundërvajtese në trafik.

Po ashtu, qëllim i këtij vendimi është parandalimi dhe zvogëlimi i numrit aksidenteve në trafik./Indeksonline/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.