OBSH i quan joefektive ndalimet e udhëtimit, rekomandon mos kërkimin e dëshmisë së vaksinimit kundër COVID-19

60270130 403 e1642966881752 780x4391 1 - OBSH i quan joefektive ndalimet e udhëtimit, rekomandon mos kërkimin e dëshmisë së vaksinimit kundër COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vlerësuar se ndalimet e udhëtimeve ndërkombëtare kanë rezultuar joefektive.

Madje, sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se ndalimet ndërkombëtare të udhëtimit “nuk japin vlerë të shtuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë në stresin ekonomik dhe social” të vendeve.

Në një deklaratë të lëshuar pas një takimi të OBSH-së, agjencia shëndetësore e OKB-së tha se kufizimet e udhëtimit që u futën për të frenuar përhapjen e variantit omikron të coronavirusit demonstruan “joefektshmërinë e masave të tilla me kalimin e kohës”.

Siç shkruan Euronews, “në vend të ndalimeve të udhëtimit, thuhet se duhet të ketë ‘masa udhëtimi’ për të kontrolluar përhapjen e virusit”.

Ndryshe, në fund të nëntorit, disa vende pezulluan fluturimet drejt dhe nga vendet e Afrikës Jugore, duke përmendur shqetësimet për Omicron. Shumica e qeverive e kanë hequr këtë ndalim.

Veç kësaj, OBSH gjithashtu u ka bërë thirrje vendeve që të mos kërkojnë prova të vaksinimit kundër COVID-19 si mënyra e vetme për hyrjen e udhëtarëve, duke përmendur pabarazinë në shpërndarjen e vaksinave.

Vendet duhet të marrin në konsideratë rregullimin e disa masave, duke përfshirë testimin dhe kërkesat e karantinës, “kur është e përshtatshme”, që vendosin një barrë financiare për udhëtarët, ka thënë OBSH.

Më vete, OBSH ka vënë në pah se rastet e coronavirusit globalisht u rritën me 20% javën e kaluar në më shumë se 18 milionë.

Infeksionet u rritën në çdo rajon të botës, përveç Afrikës, ku rastet ranë me gati një të tretën, sipas OBSH-së.

Ndërkohë që numri i vdekjeve globalisht mbeti i ngjashëm me javën e kaluar, në rreth 45,000.


www.foxshop-ks.com