OVL-UÇK dhe komuna Ferizajt

Komuna e Ferizajt dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – në këtë qytet për nder të 12 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Ferizajt i fton të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në programin e organizuar nga Komuna e Ferizajt dhe Organizatat e dala nga lufa e UÇK-së!

“12 QERSHOR – DITA E ÇLIRIMIT TË FERIZAJT Të nderuar bashkëqytetarë, familjarë të Dëshmorëve të Kombit, Invalidë dhe Veteranë të UÇK-së, ftoheni nesër 12.06.2018 në ditën e çlirimit të qytetit tonë, sipas programit të organizuar nga Komuna e Ferizajt dhe Organizatat e dala nga lufa e UÇK-së! Të festojmë lirinë gjithmonë duke pasur në kujtesën tonë sakrificën e të gjithë Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së. Ardhja juaj nderon gjakun, veprën dhe sakrificën e Dëshmorëve për liri. Lavdi jetës dhe veprës së Dëshmorëve të Kombit! Sinqerisht, Organizata e Veteranëve të Luftës, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve dhe Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së – degët Ferizaj!”, thuhet në njoftim.

Manifestimi mbahet nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Agim Aliu.

Agjenda: Ora 9:30 – nisja nga Komuna; 0ra 10:00 – homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së; ora 11:00 – Akademi Solemne në Teatrin “Adriana”. Pjesa foljore, pjesa artistike, kori dhe Orkestra e Qytetit; ora 18:00 – Ekspozitë kolektive e artit pamor Galeria & SHAF “Zef kolombi”./radiokosovaelire/