Stafi i një spitali në Tajvan mbetën të hutuar, kur nga veshi i një pacienteje u nxor shumëkëmbëshi i gjatë dhjetë centimetra.
Gruaja 52-vjeçare shkoi të kontrollohej, pasi për disa ditë me radhë ankohej se i lëvizte diçka nëpër kanalin e veshit, transmeton Telegrafi.
Gjatë kontrollit me otoskop, Zu Zhenming që është kreu i repartit të otorinolaringologjisë, zbuloi insektin e panjohur.
![Pacientes tajlandeze i nxorën nga veshi shumëkëmbëshin e gjatë dhjetë centimetra (Foto) pacientes tajlandeze i nxoren nga veshi shumekembeshin e gjate dhjete centimetra foto - Pacientes tajlandeze i nxorën nga veshi shumëkëmbëshin e gjatë dhjetë centimetra (Foto)](https://ferizaj24.info/wp-content/ferizaj24/2018/11/pacientes-tajlandeze-i-nxoren-nga-veshi-shumekembeshin-e-gjate-dhjete-centimetra-foto.jpg)
Dr Zhengming që intervenoi për t’ia nxjerrë shumëkëmbëshin
Pasi hodhi sprei me anestetik, në mënyrë që ta parandaloi ndonjë kafshim prej insektit, mjeku përdori pincat që ta nxjerrtë jashtë – kur edhe u befasua me krijesën gjigante.
Zhengming ka bërë të ditur se pacientes nuk i është dëmtuar dëgjimi, apo t’i jetë dëmtuar ndonjë pjesë e kanali të veshit, sepse shkoi shumë herët që të kontrollohet.
Nuk dihet se kur i ka hyrë shumëkëmbëshi në vesh, por besohet se gjithçka ndodhi kur ishte më i vogël dhe u rrit me kohë. /Telegrafi/