palepeta te shendetshme me miell integral spelte 560x416 - Palëpeta të shëndetshme me miell integral spelte
palepeta te shendetshme me miell integral spelte - Palëpeta të shëndetshme me miell integral spelte

Të gjithë i duam palëpetat, mirëpo pakkush mendon për atë që ato mund të jenë edhe të shëndetshme.

Përgatitni sipas recetës sonë, pastaj mbushni me pemë për versionin e ëmbël – apo me ajvar dhe djathë për versionin e njelmët, transmeton Telegrafi.

Spelt është një bimë e ngjashme me grurin, vetëm se për nga përmbajtja është e pasur me më shumë proteina, dhe e pa procesuar është më e shëndetshme se gruri.

Përbërësit:

– 2 vezë,
– 8 lugë miell spelte
– 3 lugë liri të bluar,
– 1 lugë vaj,
– pak kripë,
– 200 ml ujë me gaz,
– 200 ml qumësht.

Përgatitja:

Përzieni të gjithë përbërësit që brumi të bëhet i dendur si edhe për palëpetat klasike.

Tiganin lyeni me vaj dhe me leckë (që palëpetat të mos jenë tepër të yndyrshme), pastaj piqni kur tigani të nxehet.

Për shkak të miellit integral, pjekja është më e gjatë. /Telegrafi/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.