dua lipa me duet super te vecante me legjenden andrea bocelli publikohet nje pjese e kenges 560x416 - Dua Lipa me duet super të veçantë me legjendën Andrea Bocelli, publikohet një pjesë e këngës

Legjenda e muzikës italiane, Andrea Bocelli, është një prej emrave më të pëlqyer të muzikës në Itali, dhe jo vetëm.

Ai së shpejti do të sjellë në treg albumin e tij më të ri, pjesë e së cilit do të jetë edhe artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.

“If Only” titullohet bashkëpunimi i tyre, që njëherësh është kënga e katër e albumit të këngëtarit, që do të mbajë titullin “Si”.

dua lipa me duet super te vecante me legjenden andrea bocelli publikohet nje pjese e kenges - Dua Lipa me duet super të veçantë me legjendën Andrea Bocelli, publikohet një pjesë e këngës

Dua Lipa dhe Andrea Bocelli me duet tejet të veçantë (Foto: Aaron Davidson/Kevork Djansezian/Getty Images/Guliver)

Ky bashkëpunim mes dyshes është përcjellë nga kamerat e BBC Radio 2, e ndërsa është publikuar një pjesë e këngës gjatë regjistrimit.

Lexo po ashtu:

Kënga do të jetë baladë klasike, dhe do të këndohet në anglisht nga Dua, e një pjesë në italisht nga Andrea.

“If Only” do të jetë një këngë e cila do të përmbajë vlera artistike, pasi Bocelli njihet si një prej muzikantëve me zërin më të veçantë në shtetin italian.

Ndërkohë, 23-vjeçarja nga Kosova, vetëm pak ditë më parë ka sjellë edhe një tjetër bashkëpunim me grupin Black Pink, këngën e titulluar “Kiss and make up”, e cila është pritur shumë mirë nga publiku. /Telegrafi/

dua lipa me duet super te vecante me legjenden andrea bocelli publikohet nje pjese e kenges 1 - Dua Lipa me duet super të veçantë me legjendën Andrea Bocelli, publikohet një pjesë e këngës

Dua Lipa (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.