93839077 632821143939819 6349005757152755712 n 780x4391 1 560x416 - Pamje nga droni mbi qytetin e heshtur të Ferizajt në kohën e pandemisë COVID-19

Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 598 raste me coronavirus, kurse Komuna e Ferizajt vazhdon të jetë vendi me më së shumti persona të infektuar.

Në Komunën e Ferizajt janë konfirmuar 90 raste pozitiv në COVID-19, ndërsa në karantinë vazhdon të jetë që nga data 11 prill.

E nga një qytet i zhurmshëm, Ferizaj tashmë është shndërruar në një qytet të heshtur. Kjo më së miri paraqitet në një video të cilën e ka realizuar Granit Dragaqina me dron.

Ndryshe, që nga 15 prilli kanë hyrë në fuqi masat e reja të qarkullimit, qytetarëve u lejohet të dalin vetëm 90 minuta brenda 24 orëve.