Zoe Kravitz, aktorja hollivudiane ka realizuar një set fotografik dhe një prej imazheve na ka rikujtuar të ëmën e saj.
Bukuroshja është fotografuar krejtësisht lakuriq duke mbuluar gjoksin me duar gjersa ka kujtuar të ëmën, Lisa Bonet.
Kjo e fundit, në fakt këtë pozë e kishte realizuar 30 vjet më parë për revistën e mirënjohur ‘Rolling Stone’s’.
Tani, vajza po ecën në hapat e nënës duke marrë oferta të shumta për role filmike në botën e industrisë së filmave.
Për ta parë nudo aktoren do të duhet të presin kur të del në shitje edicioni i muajit nëntor të revistës.
“Unë e kam dashur gjithmonë atë fotografi, është një imazh që të mbetet në mendje, është aq i bukur”, u shpreh Zoe.
Ndryshe, Kravitz është duke punuar në projekte të reja filmike që do të mund t’i shohim gjatë vitit tjetër. /Telegrafi/
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.