vritet reperi amerikan young greatness 560x416 - Vritet reperi amerikan, Young Greatness

“Young Greatness” ka humbur jetën në moshën 34-vjeçare pasi është qëlluar për vdekje në New Orleans.

Theodore Jones, i cili në realitet quhet, është i njohur për hit këngën “Moolah”, ku deri më tani është shikuar mbi 30 milionë herë në YouTube.

Sipas mediave amerikane, artisti është qëlluar në orët e para të mëngjesit jashtë restorantit “Waffle House”.

vritet reperi amerikan young greatness - Vritet reperi amerikan, Young Greatness

Mjeku konfirmoi identitetin e reperit dhe konstatoi se vdekja erdhi si pasojë e plagëve të marra me armë zjarri.

Gjithashtu raportohet se policia ka nisur kërkimet për dy persona të dyshuar, të cilët kanë ikur në drejtim të paditur.

Kënga Moolah arriti kulmin duke arritur numrin 85 në listën e këngëve më të dëgjuara pasi u ripërpunuar nga reperët Lil Wayne dhe Yo Gotti. /Telegrafi/

[embedded content]

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.