pas shume kohesh vesa luma i rikthehet profesionit te saj te vjeter radios 560x416 - Pas shumë kohësh, Vesa Luma i rikthehet profesionit të saj të vjetër – radios
pas shume kohesh vesa luma i rikthehet profesionit te saj te vjeter radios - Pas shumë kohësh, Vesa Luma i rikthehet profesionit të saj të vjetër – radios

Këngëtarja e njohur Vesa Luma, përveç muzikës, ka edhe një pasion tjetër.

Ajo ka përfunduar studimet për Gazetari dhe Komunikim Masiv në Kolegjin AAB në Prishtinë, dhe për një kohë të gjatë ka punuar si gazetare.

Këtij profesioni, ajo mesa duket ka vendosur t’i rikthehet pas disa vitesh.

Këtë gjë e ka konfirmuar vet ajo përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, ku ka bërë të ditur se ka ndër mend që të punojë me një orar të shkurtuar.

Lexo po ashtu:

Ajo do të jetë drejtuese e një emisioni nate në Glam Radio, për gjatë gjithë kohës që do të qëndrojë në Prishtinë.

“Jam e lumtur qe gjate kohes qe do te qendroj ne Prishtine, do te rifilloj programin qe me ka dhene nje energji teper te mire #GlamGold, cdo te shtune dhe te diele nga ora 12:00 deri ne oren 13:00. Falemderit nga zemra @glamradio qe ma besuan ëeekendin per te qene ma afer me ju, me hitet me te njohura nder vite..jom shume exited qe me ne fund do te komunikojme bashke”, ka shkruar këngëtarja Luma në Instagram.

Kujtojmë që Vesa u rikthye këto javë në Prishtinë, pas një jetese gati një vjeçare me bashkëshortin dhe djalin e saj, në Zelandën e Re.

Ata do të rikthehen sërish atje, pasi të shijojnë disa javë të mira qëndrimi këtu pranë familjarëve të tyre. /Telegrafi/


www.foxshop-ks.com