Policia e Kosovës ka raportuar se një person është arrestuar në Ferizaj. I njëjti gjatë sinjalizimit nga policia që ta ndalë veturën, ka hedhur nga dritarja e veturës një sasi të dyshuar të narkotikëve.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 00:10, kurse lënda e dyshuar narkotike është konfiskuar.
Policia njofton se narkotikët dyshohen të jenë marihuanë dhe me peshë 0.24 gramë.
Njoftimi i Policisë:
Është arrestuar i dyshuari mashkull i Kosovës, pasi që gjatë sinjalizimit nga policia që të ndalë veturën ka hedhur nga dritarja e veturës një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë 0.24 gramë e cila është konfiskuar. Me urdhër të prokurorit kujdestar, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.