1111111 560x332 - 15 vjeçari nga Ferizaj, Albion Jetishi nënshkruan me skuadrën franceze, Saint-Étienne

Ka tetë vite që është pjesë e akademisë së skuadrës franceze, Saint-Étienne, teksa tani ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare.

Bëhet fjalë për 15 vjeçarin nga Ferizaj, Albion Jetishi.

Siç mëson Ferizaj24, ai është nën menaxhimin e kompanisë “Sport Entertainment Group”, ndërsa pritet të jetë një nga talentët kosovarë të së ardhmes.

Ai është pjesë e ekipit U16 të Saint-Étienne, kurse synon që në një të ardhme të afërt ta sigurojë edhe vendin në skuadrën A.

Gjithsesi, shpresojmë që gjithashtu të jetë në mbikëqyrje të autoriteteve të FFK-së, pasi një talent i tillë, mund të na ndihmojë shumë.

 

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.