182078207 4085817291478776 8032271846263532161 n 850x10241 1 e1620209269961 560x416 - Për një javë Policia e Ferizajt ka shqiptuar 887 gjoba për mos respektim të masave anti-Covid

Në zbatim të vendimit të fundit të Qeverisë së RKS-së, për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19, ekipe të përbashkëta të policisë dhe inspektorëve të AUV-ut,  kanë shtuar aktivitetet e tyre në rajonin e Ferizajt.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve , përveç vërejtjeve policore (263 vërjetje policore ), janë shqiptuar edhe 887 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk i kanë respektuar masat Covid-19, (mosbajtje të maskës, mosmbajtje të distancës dhe mosrespektim të orarit të lëvizjes.), ndërsa është mbyllur edhe një lokal.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim dhe respektim të masave sipas vendimit të Qeverisës së Republikës së Kosovës dhe Ligjit 07/L-006 për Parandalimin dhe luftimin e Pandemisë Covid-19.

182136190 4085817068145465 6735280874394212780 n 838x10241 1 - Për një javë Policia e Ferizajt ka shqiptuar 887 gjoba për mos respektim të masave anti-Covid

Këto masa në masë të madhe po respektohen nga shumica e qytetarëve të cilët edhe i falënderojmë, por janë hasur edhe persona të cilët nuk i kanë përfillur të njëjtat.

182078207 4085817291478776 8032271846263532161 n 850x10241 2 - Për një javë Policia e Ferizajt ka shqiptuar 887 gjoba për mos respektim të masave anti-Covid

Policia apelon tek qytetarët që ti respektojnë masat e parapara ligjore me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe shëndetit publik.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.