37968338 1782897158432326 5182855139093905408 n1 560x416 - Përkujtohen Dëshmorët e Kombit, Hyrë Emini – Mira dhe Brahim Ademi – TT-ja

Paraditen e sotme, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar edhe nga deputetë të Kuvendit të Kosovës, drejtorë komunal, përfaqësues të familjeve të dëshmorëve dhe organizatës së veteranëve dhe invalidëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj si dhe qindra qytetarë bën homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj, në ditën e rënies heroike të Dëshmorëve të Kombit, heroinës Hyrë Emini – Mira dhe Dëshmorit të Kombit – Brahim Ademi – TT-ja.

Me këtë rast, i pari i Ferizajt tha se vepra heroike e heroinës Hyrë Emini, Dëshmorit të Kombit, Brahim Ademi tejkalon kufijtë e Kosovës në mbrojtjen e paepur të popullit shqiptar gjatë konfliktit në Maqedoni.

“Heroina e Kosovës, Hyrë Emini – Mira është shembëlltyra e guximit, atdhedashurisë, sakrificës deri në flijim që një vajzë e re, një patriote bën për popullin e vet. Dëshmori i Kombit, Brahim Ademi, la një rrugë të trasuar për të gjitha gjeneratat, atë se aty ku populli shqiptar vihet në rrezik, bijtë më të shtrenjtë i gjenden pranë, me gjakun e jetën e tyre. Lavdi Dëshmorëve të Kombit dhe të gjithë të rënëve për liri” tha Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

Edhe përfaqësuesi i famijeve të dëshmorëve në Ferizaj, Gafurr Bytyçi, vlerësoi lartë heroizmin e Dëshmorëve të Kombit, Hyrë Emini dhe Brahim Ademi, duke i quajtur fanarët e lirisë së popullit shqiptar.

Me vendosjen e kurora lulesh dhe përkuljen pranë Lapidarit të Dëshmorëve të Kombit, në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj, përfunduan homazhet në përkujtim të Dëshmorëve të Kombit, Hyrë Emini – Mira dhe Brahim Ademi – TT-ja.

37884216 1782897078432334 2251249890367635456 n1 - Përkujtohen Dëshmorët e Kombit, Hyrë Emini – Mira dhe Brahim Ademi – TT-ja37976099 1782897028432339 7237481559794647040 n1 - Përkujtohen Dëshmorët e Kombit, Hyrë Emini – Mira dhe Brahim Ademi – TT-ja37930210 1782897018432340 9094943344949198848 n1 - Përkujtohen Dëshmorët e Kombit, Hyrë Emini – Mira dhe Brahim Ademi – TT-ja

 

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.