auto unnamed15320047861 560x416 - Pezullohet nga puna punonjësi i laboratorit të QKMF-së në Ferizaj, mori ryshfet

Drejtori Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Besnik Berisha në ambientet e Barnatores së re qendrore të QKMF-së, prezantoi disa nga rezultatet e punës së kësaj drejtorie si dhe kumtoi lajmin për pezullimin nga puna të punonjësit A.S. të laboratorit të QKMF-së në Ferizaj për dyshimet e marrjes së ryshfetit.

Drejtori Berisha inkurajoi qytetarët ferizajas që të denoncojnë rastet e tilla të keqpërdorimit të detyrës zyrtare nga ana e stafit shëndetësor, duke shtuar se qeverisja e kryetarit Agim Aliu është e vendosur në luftimin e kësaj dukurie kudo në organet komunale.

Nga zyra për informim e komunës njoftohet se me iniciativën e Aliut janë shënuar edhe disa të arritura të tjera në fushën e shëndetësisë siç është vendosja e kamerave në Emergjencën Primare, proces që do të shtrihet në të gjitha institucionet shëndetësore në Ferizaj si dhe zhvendosjen e Barnatores Qendrore në objekt të ri, ku plotësohen kushtet e ruajtjes së produkteve farmaceutike sipas standardeve më të larta, ndryshe nga hapësira e deritanishme e cila nuk përmbushte as për së afërmi kushtet e ruajtjes së produkteve farmaceutike.

unnamed - Pezullohet nga puna punonjësi i laboratorit të QKMF-së në Ferizaj, mori ryshfet

unnamed 1 - Pezullohet nga puna punonjësi i laboratorit të QKMF-së në Ferizaj, mori ryshfet

unnamed 2 - Pezullohet nga puna punonjësi i laboratorit të QKMF-së në Ferizaj, mori ryshfet

unnamed 3 - Pezullohet nga puna punonjësi i laboratorit të QKMF-së në Ferizaj, mori ryshfet

unnamed 4 - Pezullohet nga puna punonjësi i laboratorit të QKMF-së në Ferizaj, mori ryshfet

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.