policia 2 730x440 e1556262173201 560x368 - Policia e Ferizajt e përcjellë me nderime shtetërore deri në shtëpi policin e pensionuar

Dje Policia e Kosovës, Rajoni i Ferizajt ka nderuar policin Ismet Murseli me mirënjohje për shërbimin 35 vjeçar në forcën e policisë së Kosovës para dhe pas lufte.
Zakonisht në raste të pensionimit të punëtorëve nëpër kolektive, organizata apo edhe institucione organizohen ceremoni përshëndetëse. Por, dje Policia e Ferizajt kishte vendosur që policit të pensionuar t’i bëjë edhe një nder të veçantë. Ta përcjellë deri në shtëpi me përcjellje të policisë me ceremoni shtetërore.

Kjo u ka pëlqyer edhe banorëve të fshatit Greme, për nderin që i është bërë bashkëfshatarit të tyre, për të cilin kanë vetëm fjalë të mira.

Ismet Murseli ka filluar punën si polic në vitin 1976 deri në vitin 1990 ku u largua nga vendi punës sikurse shumë policë të tjerë të cilët nuk u pajtuan me regjimin fashistë Millosheviçit.

Pas çlirimit në vitin 2000 filloi punën si polic i Republikës së Kosovës, ku për 19 vite shërbeu në stacionin policor të Ferizaj. Sot në ditëlindjen e tij të 65-të, Policia e Kosovës me një ceremoni të veçantë e dekoroi me mirënjohje për punën dhe angazhimin e tij. /insajderi/

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.