w 13 560x416 - Policia jep detaje, bilanci i të lënduarve nga shpërthimi në Ferizaj arrin në 44 të lënduar, 14 prej tyre janë dërguar në QKUK

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth numrit të të lënduarve nga shpërthimi që ndodhi sot rreth orës 15:00 në një lokal në Ferizaj.

Majori i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, Qazim Reka në një konferencë për media tha se nga shpërthimi në Ferizaj për fat të mirë nuk ka asnjë viktimë, shkruan arbresh.info.

Ai konfirmoi se janë 44 pacient të lënduar ku 14 nga ta janë në gjendje me të rëndë dhe janë dërguar në QKUK.

“Në orën 14:27 kemi marr informata që ka ndodhur një shpërthim. Sipas hetimeve të para është bombolë gazi që ka shpërthyer. Deri tash janë 44 të lënduar. Diku rreth 14 janë dërguar në QKUK në Prishtinë. Në mesin e tyre janë dy të mitur. Deri me tani fatmirësisht nuk kemi të vdekur”, tha ai.

Pacientët që janë dërguar në QKUK sipas Rekës kanë gjendjen me të rëndë, ndërsa të tjerët po trajtohen në Spitalin e Ferizajt.