auto auto sulm me thike 40934150996197415160952471 560x416 - Policia jep sqarime rreth vrasjes së 26-vjeçarit në Ferizaj
Loading...

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë, rreth orës 22:30, ka marrë informatën se në një kafene në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, ka ndodhur një rrahje në mes të disa personave ku janë përdorur edhe mjete të ftohta – thika.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, prokurori i shtetit si dhe ekipi mjekësor, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, dhe shtoi se të lënduarit janë dërguar në QKUK Prishtinë.

“Nga ana e mjekut është konfirmuar se viktima e rastit (E.I. 26 vjeç) kishte ndërruar jetë, ndërsa dy të dyshuarit, edhe ata me lëndime, janë ndalë për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar mjeti i mprehtë – thika – me të cilën dyshohet se është kryer vepra dhe është duke u kompletuar lënda”, tha Gashi.

Sa u përket shkaqeve që kanë dërguar në konfliktin mes këtyre personave, Gashi tha se ende nuk dihen pasi që personat pjesëmarrës janë ende të lënduar.

“Prej dëshmitarëve dhe disa të tjerëve, dyshohet se të njëjtit kanë pasur një mosmarrëveshje edhe para një muaji. Ata janë takuar mbrëmë dhe ka filluar prapë përleshja dhe ka rezultuar me vrasje”, sqaroi Gashi.

Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit (D.SH. 29 vjeç) për veprën penale “vrasje e rëndë” është marrë masa e ndalimit policor për 48 orë, kurse i dyshuari tjetër (M.M. 22vjeç) i dyshuar për veprën penale “pjesëmarrje në rrahje” gjithashtu është marrë masa e ndalimit policor për 48 orë.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Hetuesit policorë në bashkëpunim me prokurorin e shtetit janë duke u marrë me rast.

 

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.