w 8 560x416 - Pritet mirë kënga "Përjetësi" e Fifit dhe Ermal Fejzullahut

Këngëtarët e njohur shqiptarë, Fifi dhe Ermal Fejzullahu, ditë më parë publikuan projektin e parë të përbashkët muzikor.

“Përjetësi” mbanë titullin kënga e tyre, të cilën e kanë shoqëruar me një video të vecantë.

Të njejtit vijnë me paraqitje të mahnitshme, marrë parasysh vokalin e dy artistëve dhe realizimin që bënë.

Screenshot 1 79 - Pritet mirë kënga "Përjetësi" e Fifit dhe Ermal Fejzullahut

Kënga u prit mjaftë mirë edhe nga publiku dhe vetëm për pak ditë ka mbledhur mbi dy milion klikime në YouTube.

Suksesit i është gëzuar edhe vetë këngëtarja nga Ferizaj, e cila ka ndarë një postim me fansat në InstaStory.

“Gëzuar dy milion”, ka shkruar ajo.