Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka filluar hetimet në lidhje me rastin e djeshëm të shpërthimit në restorantin ‘Steak House’ në Ferizaj, ku si pasojë e tij mbetën të lënduar 44 persona.
“Dyshimet e para lidhur me këtë rast janë që ka shpërthyer një bombolë gazi dhe ky rast është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, thuhet në njoftimin për media.
Gjithashtu u theksua se prokuroria në bashkëpunim me policinë janë duke mbledhur informatat e e nevojshme me qëllim të zbardhjes së këtij rasti dhe rrethanave që kanë quar deri në ngjarjen tragjike.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.