Prostitucion në një sallon masazhi, arrestohen dy femra dhe një mashkull

da - Prostitucion në një sallon masazhi, arrestohen dy femra dhe një mashkull

Policia e Kosovës, pas hetimeve intensive kanë realizuar një operacion kontrolli në një lokal/sallon masazhi, me ç’rast kanë bërë arrestimin e tre personave të dyshuar, si dhe kanë identifikuar një viktimë të trafikimit.

Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë: M. Z.)(femër e lindur më 1988), V. Xh.(femër e lindur më 1997) dhe F H. (mashkull i lindur më 1994).

Dyshohet se viktima është shfrytëzuar për punë të detyruar dhe shërbime seksuale.

Me këtë rast personat e dyshuar të arrestuar dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘trafikim me njerëz’.

Si prova materiale janë konfiskuar përkohësisht tre telefona dhe provat tjera të siguruara gjatë hetimit i dërgohen prokurorit për procedim të mëtutjeshëm.

Viktima është trajtuar në bazë të procedurave standarde për viktimat e trafikimit.

Lokali është mbyllur nga ana e inspektorëve përkatës, ndërsa tre të dyshuarit me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje për 48 orë.


www.foxshop-ks.com