
Ditët po shkurtohen dhe moti po ftohet vazhdimisht, por kjo nuk është arsye që një qenushe me emrin Stella që jeton në Shtetet e Bashkuara, të mos i gëzohet edhe më tutje ditëve të vjeshtës.
Kafsha e llojit labrador, nuk ka kënaqësi ëm të madhe, se sa të del e entuziazmuar prej veturë, që të kërceu në grumbullin e gjetheve të thara, që janë mbledhur në një park, transmeton Telegrafi.
Mënyra se si veproi, i ka pëlqyer shumë shikuesve, që e kanë shpërndarë videon më se 230 mijë herë. Madje, llogaria në YouTube ku tregohen veprimet e saj, tashmë ka gjysmë milioni ndjekës.
Pronarja krenare e Stellas, kujdeset që të ndajë me shikuesit, të gjitha sjelljet që kafsha saj shtëpiake, i kryen që prej vitit 2014. /Telegrafi/
[embedded content]
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.