0 7 695x3101 1 560x310 - Qeveria heq kufizimin e lëvizjes për qytetarët

Pas gati dy muajve të kufizimit të lirisë së lëvizjes për qytetarët e Kosovës nga ora 22:30 deri në ora 5:00 të mëngjesit, Qeveria e Kosovës e ka hequr sonte këtë kufizimin.

Deri më sonte qytetarët janë detyruar që në 0ra 22:30 të mbyllen në shtëpitë e tyre përndryshe mund të gjobiteshin deri në 600 euro nga Policia.

ga data 28 korrik 2020, duke filluar nga ora 22:30 deri në orën 05:00, ishte i ndaluar qarkullimi i personave fizik jashtë shtëpive/banesave të tyre në Komunat: Prishtinë, Prizren, Pejë, Podujevë, Gjakovë, Ferizaj, Lipjan, Drenas, Vushtrri, Mitrovicë e jugut, Gjilan, Fushë Kosovë dhe Shtërpcë, vetëm në rast lëvizje urgjente.

Gjithashtu Qeveria ka lejuar edhe kafiteritë që të punojnë deri në ora 23: 30.

Në mbledhjen sotme të 35-tën me radhë Qeveria ka liruar një sërë masash të cilat ishin ndërmarrë në luftën kundër COVID-19.

Vendimi i Qeverisë hyn në fuqi sonte.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.