Në një botë ku telefoni dhe rrjetet sociale na ndërpresin çdo pak minuta, përqendrimi është bërë një nga aftësitë më të rralla. Shumë njerëz ulen me punu, por pas pak minutash e humbin fokusin dhe kalojnë nga një detyrë në tjetrën pa e përfunduar asnjërën si duhet.
Hapi i parë është me e kuptu çfarë të shpërqendron më shumë. Për dikë është telefoni, për dikë njoftimet, për dikë zhurma përreth. Kur e di burimin e shpërqendrimit, mundesh me e kontrollu më lehtë.
Hapi i dytë është me kriju një ambient pune të pastër dhe të qetë. Tavolina e organizuar dhe një hapësirë pa zhurmë e ndihmojnë trurin me u fokusua më mirë. Sa më pak gjëra të panevojshme rreth vetes, aq më lehtë përqendrohesh.
Hapi i tretë është me punu me kohë të caktuar. Vendos një periudhë 30 deri në 60 minuta ku punon vetëm në një detyrë. Gjatë kësaj kohe nuk kontrollon telefonin dhe nuk hap rrjete sociale. Pastaj bën një pushim të shkurtër dhe vazhdon.
Hapi i katërt është me e ndarë punën në pjesë të vogla. Kur një detyrë duket shumë e madhe, truri lodhet dhe e shtyn për më vonë. Kur e ndan në hapa të vegjël, bëhet më e lehtë për ta fillu dhe për ta përfunduar.
Hapi i pestë është me i shkru detyrat në letër ose në një listë. Kur i sheh detyrat para vetes, ke më shumë qartësi dhe më pak stres. Çdo detyrë e përfunduar të jep ndjenjë progresi dhe motivim.
Hapi i gjashtë është me kujdesu për energjinë. Gjumi i mirë, ushqimi i shëndetshëm dhe pak aktivitet fizik ndikojnë direkt në përqendrim. Kur je i lodhur, edhe fokusimi bëhet shumë më i vështirë.
Hapi i shtatë është me ushtru trurin me fokus. Edhe përqendrimi është si muskul që forcohet me praktikë. Sa më shumë që punon me fokus pa ndërprerje, aq më lehtë bëhet me kalimin e kohës.
Përqendrimi nuk është talent i lindur, por një aftësi që mund të zhvillohet. Kur mëson me kontrollu shpërqendrimet dhe me organizu kohën, arrin të punosh më mirë, më shpejt dhe me më pak stres.
