Vetëbesimi nuk është diçka me të cilën lindim, por diçka që ndërtohet me kohë. Shumë njerëz kanë ide të mira, talente dhe potencial, por nuk veprojnë sepse nuk besojnë mjaftueshëm në veten e tyre.

Hapi i parë është me ndryshu mënyrën si flet me veten. Mendimet negative si “nuk mundem” apo “nuk jam mjaft i mirë” e dobësojnë vetëbesimin. Kur fillon me i zëvendësu këto mendime me fjalë më pozitive dhe reale, fillon edhe ndryshimi.

Hapi i dytë është me vepru, edhe kur nuk ndihesh gati. Vetëbesimi nuk vjen para veprimit, por pas tij. Sa herë që provon diçka të re, fiton përvojë dhe besim në aftësitë e tua.

Hapi i tretë është me i njohë sukseset e tua të vogla. Shpesh njerëzit presin rezultate të mëdha për me u ndjerë mirë, por vetëbesimi ndërtohet nga fitoret e vogla të përditshme. Çdo hap përpara ka rëndësi.

Hapi i katërt është me u përmirësu vazhdimisht. Kur investon në veten tënde, në aftësi dhe njohuri, ndihesh më i përgatitur dhe më i sigurt. Vetëbesimi rritet kur e di që po zhvillohesh.

Hapi i pestë është me e pranu që gabimet janë pjesë e rrugës. Askush nuk është perfekt dhe çdo dështim është një mësim. Kur e sheh gabimin si mundësi për me mësu, frika zvogëlohet.

Hapi i gjashtë është me u rrethu me njerëz pozitivë. Njerëzit që të mbështesin dhe të motivojnë ndikojnë shumë në mënyrën si e sheh veten. Ndërsa mjedisi negativ mund ta ulë vetëbesimin pa e kuptuar.

Hapi i shtatë është me kujdesu për veten fizikisht dhe mendërisht. Ushqimi i mirë, gjumi dhe aktiviteti fizik ndikojnë direkt në mënyrën si ndihesh. Kur ndihesh mirë me trupin dhe mendjen, edhe vetëbesimi rritet.

Vetëbesimi nuk ndërtohet brenda natës, por është rezultat i veprimeve të vogla dhe të vazhdueshme. Kur fillon me besu në veten dhe me vepru, hapen më shumë mundësi dhe jeta fillon me ndryshu në mënyrë pozitive.