Ujiiiiii1 560x416 - Reshjet e fundit, uji hyn në një biznes në magjistalen Prishtinë – Ferizaj

Reshjet e borës dhe të shiut që ranë orëve të fundit në Kosovë kanë filluar të shkaktojnë edhe problemet e para.

Si rezultat uji ka depërtuar duke shkaktuar edhe dëme në një biznes që gjendet në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.

“Biznesi gjendet në hyrje të Ferizajt. Ne kemi pasur probleme edhe në të kaluarën. Herën e fundit kur patën ndodh vërshimet, sasia e ujit brenda ka qenë mjaft e madhe. Kemi pasur dëme”.

“Ne me vetiniciativë kemi shtuar zallë skaj rrugës për ta ndalë sado pak depërtimin e ujit brenda. E kemi vendosur po ashtu edhe një gyp. Askush nuk ka ardh për të bërë një zgjidhje. Sa here ka reshje këtu bëhet sikur “liqen”. Bile me shaka themi ne e kemi biznesit tek “Liqeni i Ferizajt”.


www.foxshop-ks.com