Kate Wright dhe Rio Ferdinand kanë njoftuar se janë fejuar pas dy vitesh lidhje.
Ish-aktorja e serialit televiziv “Towie”, 27 vjeçare, pranoi një propozim romantik nga legjenda sportive, 39 vjeçari Rio Ferdinand.
Ky propozim romantik iu bë 27-vjeçares në majën e një prej ndërtesave më të larta në Abu Dhabi, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
![Rio Ferdinand i bën propozimin më romantik Kate Wright para tre fëmijëve të tij gjatë pushimeve familjare në Abu Dhabi rio ferdinand i ben propozimin me romantik kate wright para tre femijeve te tij gjate pushimeve familjare ne abu dhabi - Rio Ferdinand i bën propozimin më romantik Kate Wright para tre fëmijëve të tij gjatë pushimeve familjare në Abu Dhabi](https://ferizaj24.info/wp-content/ferizaj24/2018/11/rio-ferdinand-i-ben-propozimin-me-romantik-kate-wright-para-tre-femijeve-te-tij-gjate-pushimeve-familjare-ne-abu-dhabi.jpg)
Foto: Rio Ferdinand/Instagram
Propozimi u bë edhe më romantik me prezencën e tre fëmijëve të futbollistit, kjo pasi familja tash e sa kohë po shijojnë pushimet në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Lajmin e bëri të ditur vet Kate përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social Instagram.
“Fundi i përsosur për pushimet tona … Si mundet që përgjigja të mos ishte po”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografive.
Kate ka publikuar tri fotografi të momentit magjik, ku ajo pranon propozimin nga i fejuari i saj, në prani të tre fëmijëve të tij: Lorenz, 12 vjeç, Tate, 10 vjeç, dhe Tia, shtatë vjeçe.
Imazhet mahnitëse u realizuan nga helikopteri, i cili edhe i ngjiti familjen në majë të ndërtesës.
![Rio Ferdinand i bën propozimin më romantik Kate Wright para tre fëmijëve të tij gjatë pushimeve familjare në Abu Dhabi rio ferdinand i ben propozimin me romantik kate wright para tre femijeve te tij gjate pushimeve familjare ne abu dhabi 1 - Rio Ferdinand i bën propozimin më romantik Kate Wright para tre fëmijëve të tij gjatë pushimeve familjare në Abu Dhabi](https://ferizaj24.info/wp-content/ferizaj24/2018/11/rio-ferdinand-i-ben-propozimin-me-romantik-kate-wright-para-tre-femijeve-te-tij-gjate-pushimeve-familjare-ne-abu-dhabi-1.jpg)
Foto: Rio Ferdinand/Instagram
Ndërkohë, edhe vet Rio publikoi në Instagram disa fotografi nga momenti i propozimit për fejesë, ku në mbishkrimin e tyre konfirmonte se ka marrë një “po” nga e dashura e tij.
“Ajo tha po. Si këta tre fëmijë e mbajtën këtë sekret, unë kurrë nuk do ta dijë”, ishin fjalët e tij.
Rio filloi të takohet me Kate në fillim të vitit 2017, dy vjet pasi tragjikisht humbi gruan e tij Rebecca Ellison, 34 vjeç, pas një beteje të shkurtër me kancerin. /Telegrafi/