Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, po vazhdon të prek majat e sukseseve në tregun ndërkombëtar.
Ajo ka bërë të ditur se më 23 nëntor, do të publikojë albumin e saj më të ri “Phoenix”, njëherësh të dytin në karrierën e saj.
Përveç albumit dhe këngëve të reja, Ora po vazhdon të jetë aktive dhe e kërkuar edhe nëpër evente të mëdha botërore.
![Rita Ora do të jetë pjesë e shfaqjes së “Victoria’s Secret” rita ora do te jete pjese e shfaqjes se victorias secret - Rita Ora do të jetë pjesë e shfaqjes së “Victoria’s Secret”](https://ferizaj24.info/wp-content/ferizaj24/2018/11/rita-ora-do-te-jete-pjese-e-shfaqjes-se-victorias-secret.jpg)
Rita Ora (Foto: Tim P. Whitby/Tim P. Whitby/Getty Images/Guliver)
Së fundmi, Rita ka konfirmuar se do të jetë pjesë e një nga shfaqjeve të “Victoria Secret”, në dhjetor të këtij viti.
“Rita merr qytetin e New Yorkut! Unë do të performoj në shfaqjen e ‘Victoria Secret’ më 2 dhjetor, duke do të performoj në Ditën e Falënderimeve të Macys më 22 nëntor – një ditë para se albumi im i ri ‘Phoenix’ të vijë”, ka shkruar Rita në një fotografi të publikuar në Instagram.
E njëjta, ka qenë mjaft e suksesshme muajve të fundit me këngën e saj më të re “Let you love me”, e cila është pjesë e albumit.
Kjo këngë po vazhdon njëherësh që të qëndrojë lart në top listat britanike dhe amerikane. /Telegrafi/
![Rita Ora do të jetë pjesë e shfaqjes së “Victoria’s Secret” rita ora do te jete pjese e shfaqjes se victorias secret 1 - Rita Ora do të jetë pjesë e shfaqjes së “Victoria’s Secret”](https://ferizaj24.info/wp-content/ferizaj24/2018/11/rita-ora-do-te-jete-pjese-e-shfaqjes-se-victorias-secret-1.jpg)
Rita Ora (Foto: Tim P. Whitby/Tim P. Whitby/Getty Images/Guliver)