rrefimi per vdekjen e te riut nga ferizaj familja beson se ai u vra 560x358 - Rrëfimi për vdekjen e të riut nga Ferizaj: Familja beson se ai u vra

Shqiptari me vendbanim në Kloten të Zvicrës, Avdyl K. ishte zhdukur pa kurrfarë gjurme në vendlindjen e tij në Kosovë, shkruan “20 Minuten”.

Ai në Kosovë udhëtoi të mërkurën dhe të shtunën është dashur të kthehet përsëri me avion”, ka deklaruar nipi i tij. “Por, që nga mbrëmja e së premtes nuk kemi dëgjuar asgjë prej tij. Nuk e dimë se ku mund të jetë, vetëm se ka dashur të takojë ndokënd”.

Për herë të fundit, prindi i tre fëmijëve ka qenë duke drejtuar një veturë të llojit “Range Rover”, transmeton albinfo.ch.

Asnjëherë nuk kishte ndodhur që xhaxhai i tij, i cili me prejardhje ishte nga Sojeva, në afërsi të Ferizajt, nuk kishte lajmëruar për disa ditë. “Për dy vite ai ka udhëtuar gjithmonë në Kosovë dhe ka qëndruar atje për disa ditë”, ka shpjeguar nipi i tij. “Ai bënte biznes me vetura”.

Të dielën pasdite, nipi më në fund mësoi se K. është gjetur i vdekur në veturën e tij. Gjithashtu, në veturë ishte gjetur edhe një armë zjarri, përcjell albinfo.ch.

Ai tashmë kishte parandier se me të diçka kishte ndodhur, thotë nipi. “Më së keqi është për fëmijët e xhaxhait tim”.

Ata janë të moshës së mitur prej një, tre dhe pesëvjeçare. Familja e tij beson se K. është vrarë. Me vete kishte shumë para.

Policia nuk na jep asnjë informatë”, ka përfunduar nipi.

rrefimi per vdekjen e te riut nga ferizaj familja beson se ai u vra - Rrëfimi për vdekjen e të riut nga Ferizaj: Familja beson se ai u vra

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.