rruga me e bukur ne bote vozitja neper te kerkon trimeri foto video 560x416 - “Rruga më e bukur në botë”, vozitja nëpër të kërkon trimëri (Foto/Video)

Rruga Atlantike apo Atlanterhavsveien është një nga rrugët me pamjet më të bukura në botë, edhe pse është vetëm 8,3 kilometra e gjatë.

Kjo magjistrale është ndërtuar në Norvegji në vitin 1989, kurse sot përfaqëson një pjesë të trashëgimisë kulturore të Norvegjisë dhe është pjesë e turneve turistike, transmeton Telegrafi.

rruga me e bukur ne bote vozitja neper te kerkon trimeri foto video - “Rruga më e bukur në botë”, vozitja nëpër të kërkon trimëri (Foto/Video)

E ndërtuar me qëllimin e vetëm të lidh fshatrat e vogla dhe disa ishuj, në këtë rrugë të shkurtër janë ndërtuar edhe 8 ura.

Shoferët mund të kënaqen gjatë vozitjes duke shijuar peizazhet e papara, por edhe mund të ndihen të pasigurt për shkak të “zemërimit” të detit në Norvegji.

rruga me e bukur ne bote vozitja neper te kerkon trimeri foto video 1 - “Rruga më e bukur në botë”, vozitja nëpër të kërkon trimëri (Foto/Video)

Ndërtimi i saj ka zgjatur 6 vite dhe ka kushtuar 25 milionë dollarë, kurse gjatë asaj kohe vendi ishte goditur nga 12 uraganë që nuk i ndalën inxhinierët ta përfundojnë projektin.

rruga me e bukur ne bote vozitja neper te kerkon trimeri foto video 2 - “Rruga më e bukur në botë”, vozitja nëpër të kërkon trimëri (Foto/Video)

Sot këtë rrugë e “godasin” erërat dhe valët e forta që është atraksion turistik, por këto fenomene natyrore vetëm sa po ia rrisin bukurinë peizazheve.

rruga me e bukur ne bote vozitja neper te kerkon trimeri foto video 3 - “Rruga më e bukur në botë”, vozitja nëpër të kërkon trimëri (Foto/Video)

Kur është moti i ligë, dukshmëria mund të zhduket për pak sekonda, dhe më pas përplasen me rrugën valët e mëdha i kalojnë barrierat pa ndonjë problem. /Telegrafi/

[embedded content]

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.