ridvan murati sot me shume se kurre deshiroj kure per kancerin - Ridvan Murati: Sot, më shumë se kurrë dëshiroj kurë për kancerin!

Ridvan Murati është një ndër aktorët më të mirë të serialit “O Sa Mirë”.

Aktori u bë i dashur te publiku shqiptar me rolin e Qabit, një afaristi shqiptar që punon dhe jeton në Zvicër.

Ai është mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale, ku herë pas here sjell imazhe të ndryshme që i përcjell me mesazhe.

Kësaj radhe ka ndarë një mesazh mjaft domethënës në llogarinë personale në Facebook, teksa ka të bëjë me sëmundjen e rëndë – kancerin.

Postimi i plotë i Ridvanit:

Çdo kush kalon nëpër situata të vështira në një moment të caktuar. Jeta nuk është e lehtë. Vetëm diçka të keni parasysh – A e dinit se: Njerëzit që janë më të fortë janë gjithashtu më të ndjeshëm. Njerëzit që shfaqin më shumë mirësi janë më të keqtrajtuarit. Ata që kujdesen për të tjerët janë ata që zakonisht kanë nevojë për këtë kujdesie më shumë se askush. A e dinit se tri gjërat më të vështira për t’u thënë janë “të dua”, “më vjen keq”, “Më ndihmo”! Shpeshherë vetëm sepse një njeri duket i lumtur, ju duhet të shikoni pas buzëqeshjes së tyre sa shumë dhimbje mund të ketë aty. Andaj, sot më shumë se kurrë dëshiroj kurë për kancerin!! Kam arsye personale për të kërkuar që të gjithë miqtë e mi të vënë këtë mesazh në statusin e tyre për të paktën një orë. Unë e di se kush do e vendos! Mendoni për dikë që e doni që e kishte kancerin ose është në këtë moment duke luftuar me kancerin. Dëshira ime është që në 2018/ 2019 kura të është gjetur. Unë shpresoj që të shoh këtë në statusin e të gjithë miqve të mi. Mos e shpërndaj, por kopjoje dhe postoje! /Telegrafi/

ridvan murati sot me shume se kurre deshiroj kure per kancerin - Ridvan Murati: Sot, më shumë se kurrë dëshiroj kurë për kancerin!

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.