Romotow Caravan Concept 00 Hero 1 560x416 - Rulota që shndërrohet në një shtëpi luksoze (Foto/Video)

Rulota e quajtur Romotow ka fituar vëmendjen e inovatorëve, për faktin se me vetëm një buton mund të rrotullohet dhe të shndërrohet në një shtëpi me tarracë të madhe.

Rulota është dizajnuar nga kompania W2 me seli në Zelandën e Re, të cilëve u janë dashur gjashtë vite që të prezantojnë këtë projekt të shumëpritur, transmeton Telegrafi.

rulota qe shnderrohet ne nje shtepi luksoze foto video - Rulota që shndërrohet në një shtëpi luksoze (Foto/Video)

Kompania shpreson se rulotën do ta nxjerrë në shitje në vitin 2020 me një çmim prej 350 mijë dollarë. Ndërkaq në kabinë gjendet dhoma e gjumit për dy të rritur, dhoma e pritjes e tavolina gjigante me kuzhinë që mund të shndërrohet në një dhomë që akomodon dy mysafirë.

rulota qe shnderrohet ne nje shtepi luksoze foto video 1 - Rulota që shndërrohet në një shtëpi luksoze (Foto/Video)

Brenda saj është ndërtuar edhe tualeti, si dhe kur kjo rulotë sillet krijohet hapësira e madhe për tarracë për të shijuar rrezet e diellit gjatë verës.

rulota qe shnderrohet ne nje shtepi luksoze foto video 2 - Rulota që shndërrohet në një shtëpi luksoze (Foto/Video)

Fal paneleve solare të vendosura në kulm ajo furnizohet me energji të pastër, që i mundëson banorëve të kyçin pothuajse të gjitha pajisjet shtëpiake.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.