Loading...

Kosovarit Nezir Mehmetaj, i arrestuar nga policia serbe të premten në pikë kalimin kufitar në Merdare, nga një gjykatë në Beograd i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Këtë e ka bërë të ditur një familjar u Nezir Mehmetajt, i cili në Facebook ka shkruar se gjykata e Serbisë ia ka shqiptuar atij 30 ditë paraburgim.

“Vllaun tonë dhe vllaun tuaj sot gjykata e Serbisë e ka denuar me 30 ditë paraburgim,apelojmë të institucionet përkatëse që ta marrin seriozisht këtë qështje që ai të lirohet sa me parë”, thuhet në statusin e tij në Facebook.

Mehmetaj është arrestuar të premten në pikë kalimin kufitar në Merdare, derisa po kthehej nga Beogradi, ku e kishte dërguar të ëmën për një kontroll mjekësore.

Prokurorinë Serbe për Krime të luftës dje ka bërë të të ditur se Mehmetaj është arrestuar në bazë të një flet arresti të lëshuar nga ky organ, kinse për krime lufte ndaj popullatës civile.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.