31384169 1769250393120788 935591598173978624 n1 560x416 - Shënohet Dita e Diversitetit në Ferizaj

Në kuadër të politikave për arsim gjithëpërfshirës, me nismë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe mbështetjen nga organizata “Save the Children” gjatë ditës së sotme mbajtur organizimi “Dita e Diversitetit/Gjithëpërfshirjes” në shkollën e mesme të ulët “Tefik Çanga”.

Në këtë aktivitet që do të organizohet tradicionalisht më datën 26 prill, synohet që të promovohet gjithëpërfshirja dhe diversiteti si vlerë e gjeneratave të reja dhe shoqërisë në përgjithësi.
Qëllimi i kësaj iniciativë është zhvillimi i aftësive ndërkulturore duke e përfshirë diversitetin në jetën e shkollës dhe jetën e nxënësve, të mësuarit dhe të jetuarit e demokracisë dhe pluralizmit si dhe nxitjen e shprehjeve të krijimtarisë së nxënësve. Përkitazi me këtë nismë, do të organizohen një varg aktivitetesh në të gjitha shkollat e vendit.

Kjo nismë po realizohet për herë të parë në Ferizaj, ku pjesëmarrës ishin edhe drejtues të arsimit dhe shkollave në nivel lokal, mësimdhënës, prindër dhe nxënës.

31287091 1769251036454057 3401615073389576192 n - Shënohet Dita e Diversitetit në Ferizaj

31235052 1769249656454195 6341845728842743808 n - Shënohet Dita e Diversitetit në Ferizaj

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.