Në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë, ka mbërritur disa minuta më parë një tjetër charter, kësaj radhe me turistë suedezë.
Lajmi u bë i ditur nga Krislen Keri, Drejtor Ekzekutiv pranë Autoritetit të Aviacionit Civil. Turistët suedezë do të vizitojnë Tiranën, Durrësin, Vlorën, Himarën, Sarandën, etj.
Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka deklaruar se përgjatë këtij sezoni turistik do të mbërrijnë 300 chartera me turistë që do të vizitojnë Shqipërinë, duke e bërë këtë një atraksion turistik për shtetas të huaj nga mbarë bota.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.