Mahnitëse si nga jashtë, ashtu edhe për brenda
Shtëpia e këngëtarit Mehedin Përgjeqaj – Meda është një shtëpi e bukur, si nga pamja e jashtme, ashtu edhe nga ajo e brendshme. Meda ka preferuar që shtëpinë e tij nga jashtë ta fasadojë me ngjyrë të verdhë, e cila është e fasaduar në atë mënyrë, që të duket e bukur dhe e veçantë.
Në kuadër të shtëpisë së këngëtarit janë katër terraca, të cilat familja Përgjeqaj i shfrytëzon shumë. Përveç shtëpisë së madhe, Meda ka edhe oborrin me një hapësirë të madhe, i cili është i rregulluar mirë.
Në dhomën e ditës, e cila shihet se është e rregulluar në detaje, mobiliet janë të lëkurës, për të cilat zgjedhja ka qenë e të gjithë familjes.
Në kuadër të shtëpisë, e cila ka rreth 650 metra katror janë tetë dhoma të fjetjes dhe pesë banjo, të cilat, secila në mënyrën e tyre janë të rregulluara deri në detajin e fundit.
Shtëpia e Medës deri tani 679 mijë e 658 shikime në kanalin Youtube.
Për t’i parë këto dhe më shumë shikojeni reportazhin e më poshtëm të realizuar në dhjetor të vitit 2014 nga gazetari i RTV21, Abaz Krasniqi në kuadër të ”Ma pikturo ëndrrën”.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.