w 31 560x416 - Sinjalet e para, Ferizaj së shpejti me klub të basketbollit

Që nga viti 2015, qyteti i dytë më i forti ekonomikisht në Kosovë, është pa klub të basketbollit në konkurrencën e meshkujve. Shumë të rinj në qytet, pyesin prej ditësh: Pse Ferizaj pa basketboll, a është kjo normale?

Megjithatë jepen sinjalet e para, se shumë shpejt do të rithemelohet klubi i basketbollit me emrin Ferizaj apo pak më ndryshe, është çështje që po diskutohet.

Sipas burimeve brenda drejtorisë së sporteve të Komunës së Ferizajt, po punohet me këmbëngulje në rithemelimin e klubit, po punohet në krijimin e kryesisë dhe që nga vjeshta klubi të garojë në Ligën e parë të Kosovës.

Gjithnjë sipas burimeve brenda drejtoritë së sporteve, që flasin në kushte anonime, janë më shumë se dhjetë të rinj të talentuar, që mezi po presin të rikthemelohet klubi.

Sipas këtyre burimeve, shumë shpejt do të realizohet dhe në vjeshtë të garojnë në Ligën e Parë të Kosovës.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.