F73B80A5 8AAE 4161 8FD0 DD71B4576EF51 560x416 - S’ka të lënduar nga zjarri në Ferizaj

Ferizaj24 pas mesnate ka raportuar për djegien e supermarketit “Viva Fresh Store” në qytetin e Ferizajt.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli, i cili njoftoi se nga ky rast nuk ka të lënduar.

“Rreth orës 00:11, Policia ka pranuar një informacion se qendra tregtare – “Viva Fresh Store” afër policisë është kapluar nga një zjarr. Ekipet e policisë dhe zjarrfikësit kane dal në vendin e ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar”, tha Veseli .

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.