received 257906234823447 681x9081 e1533660883787 560x416 - Stacionet e radhës Gjilani dhe Ferizaji, gara në Prizren me 17 Gusht

Prishtinë (Streetball Kosova) – Të shtunën dhe të dielën që është para nesh, rrugëtimin prej 1000 kilometrave për të vizituar 7 qytetet kryesore dhe shpërndarë shoqërimin me muzikë, diell dhe kënaqësi streetballi, karvani i Z Mobile Streetball Kosova 2018 e vazhdon në Gjilan dhe Ferizaj.

Të shtunën, më 11 Gusht në Gjilan, me fillim nga ora 10:30 do të bëhet regjistrimi i ekipeve dhe nga ora 11, fillojnë garat. Natyrisht, vendi mbetet ai tradicional, Platoja para Teatrit të Qytetit në qendër të Gjilanit.

Ndërkohë, të dielën (12 Gusht), garat vazhdojnë në Ferizaj, në Platon para Kuvendit Komunal, po ashtu në qendër. Regjistrimet e skuadrave do të startojnë nga 10:30 dhe pas shortit të grupeve, garat do të nisin duke filluar nga ora 11.
received 2192681467413264 e15336595188811 - Stacionet e radhës Gjilani dhe Ferizaji, gara në Prizren me 17 Gusht

Ndryshimi i orarit të garave në Prizren dhe Gjilan është bërë për faktin se ambienti i Fushës Sportive Andrra në Marash të Prizrenit është i zënë me binën e Dokufestit, prandaj organizatori në bashkëpunim me Kuvendet Komunale përkatëse, ka zëvendësuar datat, duke i sjell garat e Z Mobile Streetball Kosova 2018 në Gjilan, të shtunën.

Kështu, dy garat e radhës pas turneve në Kosovën Perendimore, në Pejë dhe Gjakovë, këtë vikend bartën në pjesën lindore dhe juglindore të vendit, në Gjilan dhe Ferizaj.

Sikurse dihet tashmë, edicionin e 19-të sivjet e kemi filluar me garën ndërkombëtare Z- Mobile Streetball Kosova International 2018 ku fitues doli skuadra kroate Split Statist, përndryshe e radhitur si e 18-ta në listën botërore të FIBA 3×3. Përveç se ka fituar shpërblimin e parë prej 3000 eurove, këtë vikend me 11-12 Gusht, Split Statist do të garoj në Bucharest Challenger 2018, duke kërkuar vizën kualifikuese për Laussane Masters 2018.
received 2155240208097805 e15336595663441 - Stacionet e radhës Gjilani dhe Ferizaji, gara në Prizren me 17 Gusht

Sa i përket garave vendore, kampionati i sivjetmë filloi me turnetë në Pejë dhe Gjakovë, ku triumfuan Depërtejshën, gjegjësisht, Air Force One.

Fituesi i Pejës, skuadra Depërtejshën përbëhej nga Arti Hajdari, Blend Matoshi dhe Egzon Gjurkaj, duke rezervuar kështu të drejtën që të përforcohen me lojtarin e katërt, që sipas të gjitha gjasave do të jetë një lojtar i pozitës qendër.

Ngjashëm me fituesin në Pejë, skuadra e cila ka triumfuar në Gjakovë, Air Force One, po ashtu ka luajtur me vetëm tre lojtarë.
Altin Sahiti, Albatrit Berisha dhe Qëndrim Ajazaj, treshja e ekipit nënkampion të Kosovës dy edicione më parë, po ashtu do të përforcohet me një lojtarë shtatëlartë kualitativ , me çka do të ris kualitetin dhe rivalitetin e Superfinales së sivjetme, që do të jetë një spektakël i veçantë.

Skuadra e tretë e cila tashmë ka siguruar vizën superfinale është ekipi Shmekat, nënkampioni i edicionit të kaluar.

Me fjalë tjera, garat e këtij vikendi në Gjilan dhe Ferizaj, do ta kompletojnë “pesëshen në kajmak” para vikendit të 17-18-19 Gushtit kur trilogjia në Prizren, Mitrovicë dhe Prishtinë do të na kompletoj listën e 8 superfinalistave të sivjetmë të Z Mobile Streetball Kosova 2018.
received 1845929748859082 e15336596029491 - Stacionet e radhës Gjilani dhe Ferizaji, gara në Prizren me 17 Gusht

Krejt në fund, duhet theksuar se viti 2018 po del të jet një vit me shumë lajme të mira për Streetball Kosovën, në radhë të parë për faktin se sivjet, po e vazhdojmë traditën e organizimit të garave në mbarë Kosovën, gjë e cila ka munguar vitin e kaluar.

Kjo është mundësuar duke i falënderuar në radhë të parë sponsorit gjeneral , kompanisë së telefonisë mobile Z Mobile e cila nuk është kursyer për ta rikthyer traditën e streetballit kosovar.

Sivjet, sikurse edhe në dy vitet e kaluara, mbështetje të fuqishme dhe tejet të rëndësishme, Streetball Kosova ka nga Presidenti i Republikës së Kosovës.

Ndërsa, përkrahja e fuqishme tradicionale nuk ka munguar as nga institucionet tjera më të rëndësishme të vendit, Ministria e Kulturës Rinsië e Sportit e Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtines dhe RTV 21, medium ky i cili edhe një herë me radhë na ka mbështetur pa rezervë në aspektin e përkrahjes mediale.

Sponsor të artë sivjet janë për herë të parë edhe pija SPRITE, si pjesë e kompanisë Coca Cola e cila po ashtu do të përkrah garën në ngulitje të quajtur Sprite Slam Dunk 2018.

Pastaj e kemi kompaninë e marketingut e komunikimit dhe për shtyp VM3/D-Line, kompaninë e veshmbathjeve dhe pajisjeve sportive SPORTINGU, Banka Tregtare Kombëtare – BKT, uji special Dum Dum Fitnes Uater dhe Detox Uater

Krejt në fund, por me rëndësi të madhe për ne, janë edhe sponsorët:
kompania 3 CIS; Besa Security; e përditshmja Zëri; portali i sportit Korneri.net dhe Papilloni.

Pra, të shtunën me 11 Gusht në Gjilan dhe të dielën em 12 Gusht në Ferizaj, i ftojmë të gjithë që të vijnë dhe shoqërohen me muzikë, diell dhe kënaqësi streetballi të Z Mobile Streetball Kosova 2018./korneri/


www.foxshop-ks.com