Loading...

Shkencëtarët francezë kanë krijuar koktejin e frutave, i cili në mënyrë drastike mund të ulë rrezikun nga problemet e zemrës dhe sulmi në tru, dhe i cili është tepër i shijshëm.

VIDEO

Në koktej gjenden shtatë lloje të pemëve – rrushi, mollët, boronicat dhe dredhëzat. Tri llojet tjera të cilat janë shtesë e veçantë ekzotike për këtë ‘super smoothie’ janë këto: thana evropiane (Vaccinium vitis-idaea), fryti specifiki kuq, i cili kultivohet rrallë, por mblidhet si i egër, pastaj acerola, pema e kuqe e ngjashme me qershinë, e cila përmban 30 për qind më shumë vitamina C se sa portokalli dhe në fund fryti i zi i aronias, i cili më së shpeshti konsiderohet fryti më i shëndetshëm malor në botë.

“Ky hulumtimi vetëm sa i jep peshë dhe rëndësi dëshmive që ekzistojnë tashmë që konsumimi i pemëve dhe perimeve është i mirë për ne në kuptimin e reduktimit të rrezikut nga sëmundjet e zemrës”, përcjell Daily Mail deklaratën e Tracy Parker nga Fondacioni britanik për zemër.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.