Tahiri flet për emërimin e të afërmve të tij në postin e këshilltarit të minsitrit nga Ferizaj

labinot tahiri 780x4391 - Tahiri flet për emërimin e të afërmve të tij në postin e këshilltarit të minsitrit nga Ferizaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe këngëtari turbofolk Labinot Tahiri, është deklaruar rreth emërimit të dy të afërmve të tij në postin e këshilltarit të ministrit të Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa.

Tahiri është distancuar se ai ka pasur rol në emërimin e dy të afërmeve në postin e këshilltarit të ministrit. Ka thënë se për të është me rëndësi që janë njerëz të aftë të dijshëm si dhe nuk janë të përfshirë në krim të organizuar dhe korrupsion.

“Unë kam të afërt 1 milion popull krejt Kosovën, me pas mundësi krejt i punësoj por nuk kam të drejt me i punësuar, por me i ndihmuar”.

“Njerëzit e vyeshëm dhe të dijshëm që i vyejnë nuk më interesojnë me rëndësi që nuk merren me krim me vrasje me drogë me korrupsion kjo është e rëndësishme përndryshe nëse i lajm jashtë edhe ata që duhen me i çu proceset përpara duhet me ndjetë të gjithë nëpër shtëpia”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka thënë se dy të afërmit e tij janë emëruar pasi janë përzgjedhur nga ministri. I ka cilësuar si ekspertë që ministri ka nevojë për ta.

“Po këshilltarët i emëron ministri, dy këshilltarë janë të partisë dhe dy të tjerë që nuk janë fare të tjerë për shkak se vetë ministri i ka zgjedh që i duhen si ekspert dhe që ju ka besuar me punuar me ta. Çdo ministër duhet me i pas njerëzit që i beson”, ka thënë Tahiri për Insajderin.

Po ashtu në ekipin e ministrit Mustafa janë emëruar këshilltarë edhe Mentor Tahiri dhe Faton Rushiti.

Javë më parë ishte shkarkuar nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi. Në vend të tij është emëruar Ekrem Mustafa i cili vije nga Ferizaj.

Për emërimin e ministrit nga Ferizaj, deputeti i Kuvendi të Kosovës, Labinot Tahiri, kishte kërcënuar në Qeverinë Haradinaj.

“Ju them sinqerisht se jam lodhur nga premtimet, por të mijat i mbaj. Në një mënyrë apo tjetër do të shpërblehet ky qytet, në të kundërtën, nuk kam më pse të vazhdoj…. të qëndroj kështu siç e kisha burrninë time me akterët politik të kësaj Qeverie”, kishte shkruar Labinot Tahiri.


www.foxshop-ks.com