tayna vjen si nje bionde atraktive 560x416 - Tayna vjen si një bionde atraktive

Autorja e hiteve të këtij viti, Tayna, ka marrë vëmendjen e fansave me dukjen e saj të re.

Këngëtarja e ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi të realizuar nga Fioralba Kryemadhi, në të cilën shfaqet si një bionde atraktive.

Imazhi i postuar ka marrë afro 90 mijë pëlqime vetëm për disa orë duke lënë të kuptohet se fansave u pëlqen kjo dukje e saj.

“Nëna e dragonjve”, ka shkruar Tayna në përshkrimin e fotografisë së publikuar në Instagram.

Lexo po ashtu:

“Doruntina” mban titullin kënga më e fundit e Taynas që u publikua më 26 shtator në YouTube.

Videoklipi i kësaj kënge është pëlqyer shumë nga fansat e saj dhe për një muaj është shikuar mbi 8.6 milionë herë.

“Columbiana”, “Shqipe” e “Fake” janë këngët me të cilat Tayna u bë sensacion i këtij viti në skenën muzikore shqiptare.