Tre të dyshuar të armatosur me kallashnikovë kanë tentuar që të vjedhin bankomatin të cilin pasi e kanë lidhur me litar kanë tentuar ta tërheqin me kamion por nuk ia kanë arritur.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Edmond Hoxha”në Prishtinë ndërsa të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore relevante dhe kanë bërë shikimin e vendit te ngjarjes.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, ndërsa bankomatin e ka tërhequr banka. Rasti është duke u hetuar.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.