170852621 3970313109681161 5908669741143106200 n 560x416 - Të dielën mbyllet përkohësisht rruga “12 Qershori” për qarkullim për të gjitha mjetet motorike

Më datë 11.04.2021 duke filluar nga ora 07:00 deri në përfundim të punimeve, do të bëhet ndërprerja e përkohshme e qarkullimit në trafik në mënyrë të pjesshme për të gjitha mjetet motorike në rrugën urbane “12 Qershori”, pikërisht mbyllja do të filloj nga kryqëzimi me rrugën urbane “Agim Matoshi” deri te kryqëzimi me rrugën urbane “Enver Topalli”, ku pastaj kjo ndërprerje e trafikut në mënyrë parciale do të vazhdoj në tërë gjatësinë e aksit rrugor, praktikisht deri te kryqëzimi me rrugën urbane “Madeleine Albright”.

Arsyeja e kësaj ndërprerje e qarkullimit në trafik në mënyrë parciale në tërë aksin e rrugës urbane “12 Qershori” do të bëhet me qëllim të sanimit të gropave që janë krijuar dhe rregullimit të kapakëve të pusetave të kanalizimit fekal dhe atmosferik.

Kërkojmë nga ana e qytetarëve që të kenë mirëkuptim dhe t’i shfrytëzojnë rrugët alternative, kurse nga Policia e Kosovës në Ferizaj kërkojmë që në këto ditë me një intensitet më të shtuar të policëve të kryejnë mbarëvajtjen dhe sigurinë në trafik.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.